“Raste të punonjësve të infektuar nga COVID-19?” Balluku inspekton Portin e Durrësit: Ekuipazhet që vijnë këtu duhet të zbatojnë rregulloren, sepse puna …

Apr 2, 2020 | 14:43
SHPËRNDAJE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në ka inspektuar ditën e sotme punën që vijon pa ndalur në Portin e Durrësit, pavarësisht situatës së vështirë.

balluk

Drejtori i Portit tha se në port nuk ka asnjë rast të punonjësve të infektuar me COVID-, ndërsa ministrja Balluku theksoi se të gjithë ekuipazhet që vijnë në Durrës duhet të zbatojnë rregulloren.

Balluku theksoi se fakti që asnjë punonjës nuk është infektuar është shumë i rëndësishëm sepse në Portin e Durrësit puna duhet të vijojë normalisht.

Balluku: Porti i Durrësit ka qenë një nga pikat më të rëndësishme hyrëse të mallrat në Shqipëri. Porti i Durrësit ka mbajtur peshën kryesore sa i përket transportit të mallrave të nevojës së parë në këto ditë shumë të vështira.

Nuk kemi pasur raste të infektimit sa i përket punonjësve?

Drejtuesi i Portit: Asnjë rast. Që në krye të herës ne kemi zbatuar masa parandaluese që në fillim të shkurtit për të gjithë punonjësit por edhe ekuipazhet e anijeve.

Balluku: Ne kemi qenë dhe do të jemi shumë rigorozë me masat e marra për ekuipazhet që vijnë. Operimet janë shtuar, por të gjitha ekuipazhet e marinarëve që aksesojnë portin e Durrësit kanë një rregullore për të zbatuar.  Fakti që asnjë nga punonjësit nuk është infektuar është shumë i rëndësishëm, pasi këtu puna duhet të vazhdojë pavarësisht situatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura