Raporti shqetësues i KE: Në Kosovë ndërrohet shumë lehtë identiteti

Jul 30, 2015 | 9:45
SHPËRNDAJE

Në Kosovë mund ta ndryshosh lehtësisht identitetin në dokumentet zyrtare. Kjo është njëri nga shqetësimet e Komisionit Evropian, i cili përmes ekipit të tyre që qëndroi para pak javësh në Kosovë, ka dhënë vërejtje që duhet punuar nëse Kosova dëshiron përshpejtimin e liberalizimit të vizave.

auto_dritoni1231438238347

Një burim për gazetën “Zëri” pranë Zyrës së BE-së në Prishtinë ka bërë të ditur se ekipi, i cili ka ardhur për vlerësim, ka shkruar raportin me vërejtje të ashpra për sigurinë e dokumenteve personale, pastaj për demarkacionin  e kufirit me Malin e Zi, afatin për përfitime nga Fondi i Riatdhesim-it, ndaljen e emigrimit, Ligjin për Prokurimin Publik, sigurinë publike dhe lirinë e lëvizjes, reformat në Administratën Publike, për gjykatat dhe Prokurorinë, për të cilat vërejtjet janë të mëdha.

Ky raport është diskutuar gjatë takimeve që janë zhvilluar prej 13 deri më 17 korrik, mes misionit faktmbledhës të KE-së, përfaqësuesve të ambasadave të BE-së në Kosovë dhe zyrtarëve të shtetit të Kosovës, por do të dorëzohet në shtator, raporton “Zëri”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura