Raporti për vitin 2021/ Guvernatori i BSH, Gent Sejko: Rimëkëmbja ekonomike solli rritje të punësimit, të pagave dhe marzheve të fitimit

Jun 16, 2022 | 11:45
SHPËRNDAJE

Guvernatori Gent Sejko ka prezantuar në Kuvend raportin për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021.

Sipas Sejkos, kryefjala e zhvillimeve ekonomike gjatë 2021, ishte rimëkëmbja ekonomike dhe konsolidimi i ekonomisë.

Sipas tij, rimëkëmbja ekonomike gjatë 2021 solli rritje të punësimit, të pagave dhe marzheve të fitimit.

“Aktiviteti ekonomik në vend shënoi një rikuperim të shpejtë dhe të gjithëanshëm ndërsa treguesit kryesorë u konsoliduan.
Vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend në 2021 u rrit me 8.5 % kundrejt 2020 duke tejkaluar nivelin e regjistruar para tërmetit e pandemisë.

Rritja ekonomike ishte me bazë të gjerë, ajo pasqyroi rimëkëmbjen e shpejtë të konsumit familjar, të investimeve private dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve.

Frytet e kësaj rimëkëmbje ishin të pranishëm në gjithë sektorët dhe degët e ekonomisë.

Rimëkëmbja ekonomike gjatë 2021 solli rritje të punësimit, të pagave dhe marzheve të fitimit, çka u materializua në rritje të presioneve të brendshme inflacioniste.

Për rrjedhojë inflacioni shënoi një rritje graduale gjatë vitit të shkuar ndonëse vijoi të mbetet nën objektivin e BSH.

Borxhi i huaj i vendit shënoi rënie. Në planin fiskal rritja ekonomike dhe rënia e deficitit buxhetor sollën reduktim e 73.2% të raportit të borxhit publik ndaj PPP nga niveli 74.% regjistruar në vitin 2020.

Stabiliteti monetar e financiar erdhi në konsolidim. Kushtet e kreditimit u përmirësuan”, u shpreh Sejko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura