Raporti i MONEYVAL për pastrimin e parave në Shqipëri/ Jorida Tabaku: Provë e radhës që dëshmon se si janë blerë votat

May 25, 2021 | 14:24
SHPËRNDAJE

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas raportit të MONEYVAL që thotë se Shqipëria nuk ka përmirësuar pasat  për të luftuar pastrimin e parave.

tabaku

Në një status në Facebook, Tabaku shkruan se ‘tashmë është e qartë se paratë me të cilat janë blerë votat anë e mbanë Shqipërisë kanë si burim krimin e organizuar’.

Raporti i MONEYVAL thotë Tabaku është një provë e radhës që dëshmon se si janë blerë votat duke rrëzuar një herë e mirë tentativën për t’i dhënë dinjitetin e nevojshëm Shqipërisë.

Postimi i Jorida Tabakut

Shqipëria vazhdon të jetë vendi kryesor ku pastrohen paratë e krimit dhe ky pohim vjen sërishmi nga Bashkimi Europian përmes raportit të MONEYVAL.

Tashmë është e qartë se paratë me të cilat janë blerë votat anë e mbanë Shqipërisë kanë si burim krimin e organizuar.

Nga sot bëhet edhe më e qartë se si me dëshirën dhe vullnetin e qeverisë Rama këto parà kanë qarkulluar për të ndikuar plotësisht në zgjedhjet e këtij viti.

Shqipëria po kthehet përherë e më shumë në mafiokraci e cila sundon në vend të qeverisë. Krimi i organizuar dukshëm ka lëshuar rrënjët e tij në vendin e vetëm Europian të futur në listën gri të MONEYVAL.

Një provë e radhës që dëshmon se si janë blerë votat duke rrëzuar një herë e mirë tentativën për t’i dhënë dinjitetin e nevojshëm Shqipërisë.

Shqipëria në këtë situatë nuk ka mundur të respektoj minimalisht dy kushte esenciale të procesit të integrimit. Së pari, nuk ka mundur të zbatojë kushtin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Së dyti, por jo nga rëndësia, ka dështuar në luftën e pastrimit të parave.

Një betejë esenciale në rrugëtimin tonë si komb drejt integrimit në BE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura