Raporti i DASH, Basha i përgjigjet sërish Ramës me “Zërin e Amerikës”: Në shqip, se babëzia ju ka errur sytë

Jul 31, 2018 | 19:48
SHPËRNDAJE

Raporti i fundit i DASH, ka sjellë debate të forta mes qeverisë dhe opozitës. Kreu i PD, Basha reagoi në mëngjes duke thënë se raporti i DASH fliste qartë për kapjen e biznesit nga qeveria.

Ndërkohë që Rama në një postim më vonë në Facebook, shkruante se  opozita duhet ta lexojë mira raportin dhe ta përkthen siç duhet.

Por pas këtij reagimi Basha i është përgjigjur sërish, duke publikuar shkrimin e “Zërit të Amerikës”, në të cilin thuhet se  ekonomia shqiptarë ka shumë probleme.

“Në shqip, ajo që Edi Rama dhe Selia e Hajdutëve bëjnë sikur nuk e kuptojnë në anglisht, sepse babëzia ju ka errur sytë’, shkruan Basha.

basha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura