Raport progresi i KE për zgjerimin, Varheleyi: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet. Të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritrare

Oct 19, 2021 | 15:34
SHPËRNDAJE

Komisioni Evropian prezantoi këtë të martë Raportin e Progresit për vendet e zgjerimit, përfshirë edhe Shqipërinë.

Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session

Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në fjalën e tij theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur të gjitha kushtet dhe ndaj kërkoi nga vendet e Bashkimit Evropian mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare sa më shpejt, përpara fundit të këtij viti.

“Shtyrja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka krijuar një impakt negativ, në fakt duhet zgjidhur më parë problemi bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Të dyja vendet kanë përmbushur kushtet për hapjen e negociatave dhe këtë duhet ta dinë dhe vendet e Bashkimit Evropian. Është thelbësore që Shtetet Anëtare të BE-së të përfundojnë diskutimet mbi Kornizat Negociuese pa vonesa të mëtejshme dhe që konferencat e para ndërqeveritare me të dy vendet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti. Kjo është shumë e rëndësishme për të ruajtur besueshmërinë e Bashkimit Evropian”, tha Varhelyi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura