Rama u bën zbor ministrave, çfarë ndodhi në seancën e Kuvendit

Oct 13, 2017 | 22:51
SHPËRNDAJE

Refuzimi i Flamur Nokës dje për të lënë foltoren e Kuvendit pas përjashtimit nga Gramoz Ruci, bëri që seanca të spostohej për sot në orën 8:30.

Qeveria-Rama-2-960x600

Ndërkohë dje pasdite qeveria njoftoi që do të zhvillonte një mbledhje dyditore në Vlorë, ku veç takimit të ministrave parashikoheshin edhe vizita në disa fshatra të këtij qarku.

Por ajo që administrata e kryeministrisë nuk kishte llogaritur mirë ishte numri i lartë i diskutimeve që deputetet demokratë kishin përgatitur për reformën zgjedhore.

Të zënë ngushtë, socialistët përgatitën edhe ata, jo pak por mbi 20 diskutime për t’iu përgjigjur atyre të PD-së.

Nga ana tjetër dhe disa ministra socialistë vrapuan që ta konsumonin paradite diskutimin e tyre për ti lënë pasdites udhëtimin për në Vlorë.

Kështu rreth mesditës ata u nisën për në bregdet ku morën pjesë në mbledhjen e qeverisë dhe në një konsultë për buxhetin e vitit të ardhshëm.

Pas këtij takimi ata u rikthyen në tiranë rreth orës 21 për të votuar dy projektligje të rëndësishme siç ishte ai për pakicat kombëtare dhe ngritja e komisionet të posaçëm për reformën zgjedhore.

Pasi votuan në kuvend odiseja e ministrave nuk mbaroi këtu. Ata janë nisur sërish për në Vlorë për të qene nesër ne mëngjes të gatshëm për të vijuar me axhendën e ditës së dyta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura