Rama nga Bullgaria: Presidenca juaj vjen në momentin e duhur, duhet nxitur përshpejtimi për…

Dec 7, 2017 | 15:00
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga bullgaria ku është për në vizitë zyrtare në Bullgari ka folur dhe për negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

rama

“Dua të nis duke theksuar se nuk kanë kaluar 300 dhe as 30 vjet, por vetëm tre vite më parë kur ne nisëm këtë proces të bashkëpunimit rajonal në të cilin ne jemi të angazhuar sipas frymës, vizionit dhe modelit europian, dukej e pamundur. Ja ku jemi, si kurrë më parë. Aspirata Europiane e qytetareve tanë ka bërë bashkë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor, në këtë proces jashtëzakonisht mësimdhënës të bërjes sëbashku për integrim evropian dhe ndërveprim për sfidat e qëllimet e përbashkëta”, deklaroi Rama.

Më tej shton se presidenca e Bullgarisë do të ndihmojë Shqipërinë pasi vjen në një kohë të duhur.

‘Unë mendoj se presidenca bullgare e BE-së vjen në momentin e duhur, si një koincidencë e mirëpritur për Ballkanin Perëndimor. Dhe unë besoj fuqimisht se Kryeministri bullgar ka të gjithë argumentet dhe të gjithë mbështetjen tonë. Por në të njëjtën kohë përditshmëritë tona janë për të nxitur përshpejtimin në rrugën aq shumë të domosdoshme të integrimit”-ishte kjo pjesë nga deklarata e Ramës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura