Rama mes femrave socialiste: Erdha me letër, s’e përballoja dot të improvizoja para jush. Kur gratë bëhen bashkë, ndodh magji

May 29, 2015 | 19:14
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Kryeministri Edi Rama nuk i ndahet batutave me gratë. Pjesëmarrës në një takim ku u prezantua programi i kandidatit Erion Veliaj për gratë dhe vajzat, Rama kishte ardhur me letër, në të cilën kishte shkruar fjalimin që do mbante, dhe për këtë si arsye dha faktin se ishte mes femrave.

 “Tani e kuptoni edhe vetë pse erdha i përgatitur me shkrim se do ishte e papërballueshme duke improvizuar, i jam shumë mirënjohës Klajdës dhe Oltës për ftesën në këtë takim të grave dhe vajzave socialiste dhe progresiste të kryeqytetit, Klajda dhe Olta shembull shumë i bukur i përpjekjes së të dyja partive tona për t’u besuar grave përgjegjësi të mëdha…sa herë gratë bëhen bashkë … dicka magjike ndodh, bukuria dhe magjia e kësaj salle vërtet e konfirmojnë”,- tha Rama.

Sipas tij, “sot në këtë sallë ka vetëm një njeri me fat, ky është Erioni që ju ka juve mbështetje dhe kush ka mbështetje gratë socialiste dhe progresiste, ka mbështetje 65% të grave në rang kryeqyteti dhe rang Shqipërie”.

Kryeministri nuk ka lënë pa përmendur edhe kandidatin e opozitës Halim Kosovën, për të cilin tha se vetëm ai mund ta zërë sërish vendin bosh që kanë lënë në maternitet, ndaj ftoi të gjitha vajzat dhe gratë demokrate që të votojnë Erion Veliajn se kështu tha Rama mbështesin Halim Kosovën.

“I tha përpara meje kryetari dhe unë s’po e përsëris se cilat janë arsyet konkrete për të besuar që Erioni duhet të jetë kandidati i përbashkët i gjithë grave të Tiranës, socialiste dhe demokrate, i gjithë vajzave të Tiranës, arsye që lidhen me ndihmën ekonomike, me nxitjen e punësimit, me pensionet e me rradhë. Unë kam edhe një arsye tjeter dhe këtu besoj se gratë demokrate do reflektojnë. Arsyja tjetër është që duke votuar për Erjonin ato do bëjnë një rrugë dhe dy punë, dhe kshu edhe Erioni do bëjë punën që di të bëjë edhe doktor Halimi do bëjë punën që thonë se di të bëjë. Prandaj duke votuar në 21 qershor, të gjitha gratë duhet të gjejnë punës njeriun, dhe jo njeriut punën, dhe puna e kryetarit të bashkisë është puna që mund ta bëjë vetëm Erjoni, ndërsa vendin që ka lënë bosh në materninet mund ta zërë vetëm Halimi. Prandaj gratë dhe vajzat demokrate duhet të jenë shumë të sigurta se duke votuar Erjonin, mbështesin Halimin”,- tha kryeministri.

Olta Xhaçka teksa ka prezantuar kryeparlamentarin Ilir Meta te merrte fjalen ne takim tha: …dhe për të vlen postulati se çdo burrë i suksesshëm ka në krah një grua të mencur…ai është Ilir Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura