Rama lavdëron shoferin e ‘vetingut’ dhe i ‘përvishet’ komentuesit, ja replikat

Mar 1, 2017 | 18:28
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka shperndare ne profilin e tij ne Facebook nje video ku duket shoferi i nje autobusi ne Vlore qe ndalon në rrugë dhe firmos për “vetingun”.

“Rroftë shoferi na Vlora”, shkruan ai, por komentuesit nuk e lene te qete duke i vene ne dukje gabimin e shoferit qe ka ndaluar ne mes te rruges dhe jo ne stacion.

Ja disa nga komentet dhe replikat ne statusin e Rames:

Qytetari: Ai shoferi duket me teper si gansterr i 97 sesa qytetar qe mendon per vendin e tij.Do te ishte me e denje ta firmoste “vetingun” mbas ose para orarit te punes dhe ta ndaloje autobusin ne stacion,pa krijuar probleme ne qarkullimin e makinave dhe pa shqetesuar qytetaret qe udhetojne.Ky post nuk esht i duhuri per te treguar se “Vetingu”eshte i rendsishem,ka te tjera menyra pavaresisht se shqiptaret ja dine rendesine tashme.

rama veting

Rama: Albion e para mos pergojo nje burre qe mund te ishte babait yt dhe qe jeton me pune te ndershme, sepse gansterrat (dhe mesoje ta shkruash tamam kete fjale) jane tjeter soj! E dyta mos u shqeteso per qarkullimin se ne rast nevoje shoferi mund ta ndaloje autobusin dhe ky eshte nje rast i tille edhe shume simbolikisht e atij bravo i qofte qe e ka bere! Dhe e treta firmose edhe ti peticionin para apo mbas shkolles ose punes nuk ka pike rendesie, po firmose ama

Qytetari: Zoti Rama po qe i vertet ky lajme eshte nje turpe i madhe per ne si kombe dhe per qeverrine tuaj ??????????????????????????????????!!!!!!!!!!

Rama: Mos lexoni idiotesira se jeta eshte shume e shkurter per te mos lexuar gjerat me vlere!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura