Rama kujton dhunën e Beogradit: E gjithë bota me sytë nga ne

Oct 6, 2015 | 9:07
SHPËRNDAJE

Kreu i qeverisë, Edi Rama vetëm dy ditë nga ndeshja e Kombëtares me Serbinë apelon për qetësi, duke u kujtuar shqiptarëve se tërë bota do të shohë mbarëvajtjen e takimit dhe jo rezultatin.

Kryeministri sjell në kujtesë shpërthimin e dhunshëm në fushën e Beogradit dhe apelon se në Elbasan Arena duhet të triumfojë tradita shqiptare dhe ambicia europiane. 

rama

Postimi i Ramës

“Kuqezinjtë përballë fqinjëve serbë të enjten 8 tetor ora 20.30 në Parkun e Kryeministrisë. Fitorja na çon direkt në Francë 2016. Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit. Humbja lë gjithçka të hapur. Por mbi të gjitha, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit. Prandaj le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura