Rama: Klinton dëgjoi edhe zërin e opozitës

Nov 1, 2012 | 15:18
SHPËRNDAJE
Klinton gjate takimit me Ramen

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama ka falenderuar sekretaren amerikane te Shtetit, Klinton per viziten e saj ne vendin tone, per  fjalimin fantastik ne Kuvend dhe per faktin qe sipas tij, gjeti kohe te degjonte edhe zerin e opozites.

Deklaraten Rama e ka bere permes nje konference per shtyp, nga selia roze, duke informuar publikisht per takimin e zhvilluar mes tij dhe sekretares amerikane, Klinton.

Duke falenderuar per ndihmen dhe mbeshtetjen e madhe qe SHBA i kane dhene vendit tone, Rama ka vleresuar se tepermi apelin e bere nga sekretarja Klinton per zgjedhjet e ardhshme.

“Cenimi i besimit te zgjedhjet, nuk duhet të kthehet në humbjen e besimit të popullit te fuqia e vullneti i vet. Do bëjmë cmos që besimi te vota të fitojë dhe ndihma e SHBA në këtë drejtim është jetike. Ja pse nënvizimi i qartë i saj për nevojën që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira e të ndershme dhe angazhimin e SHBA për të asistuar në përmbushjen e kësaj nevoje është burim i madh besimi se vendi do ndahet qershorin e ardhshëm nga problematika e zgjedhjeve”- tha Rama.

Sipas Rames, kurrë nuk do shterojë mirënjohja e shqiptarëve ndaj SHBA, për pavarësinë e Kosovës, mbështetjen e Shqipërisë si në rastin e anëtarësimit në NATO. “E garantova se ne do të vazhdojmë të luajmë rolin tonë krah për krah në misionet  e saj në botë” tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura