“Rama iku nga lista e Durrësit se shkoi Basha”- Berisha tregon prapaskenat e takimit të Kryeministrit me Endrit Doklen dhe… Ja çfarë i thanë

Sep 25, 2020 | 22:13
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar në “Zonë e Lirë” arsyen e largimit të kryeministrit Edi Rama nga kandidimi në Durrës.

berisha

Sipas Berishës, Rama u largua nga Durrësit dhe shkoi për kandidim në Vlorë menjëherë sa mori vesh që në atë qytet do kandidonte edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

Po ashtu ish-kryeministri tregoi edhe se Rama ka zhvilluar një takim me Lefter Kokën dhe Endrit Doklen, ku këta të fundit i kanë thënë se “është i pashpresë”.

Rama po bën atë që bën udhëheqësi i Taxhikistanit, Moduro i Venezueles dhe disa afrikanë që ndryshojnë kushtetutën për të qëndruar në pushtet. Rama po përpiqet të grabisë mandate me Kushtetutë.

Këto janë zgjedhje anti demokratike, anti ligjore, anti kushtetuese. Një votues për partinë e parë ka fuqinë e katër votuesve për partinë e dytë dhe këto vetëm zgjedhje nuk janë.

Në të gjitha pollet që bëhen ai del i fundosur. Iku nga Durrësi se mori vesh që do shkonte Basha. Shkoi në Vlorë. Iku nga Durrësi se bëri një takim me Lefter Kokën, Indrit Doklen dhe nuk ia morën përsipër. I thanë je i pashpresë. Sot shpalli dhe u kthye në Vlorë”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura