“Rama gënjeu bizneset”/ Jorida Tabaku reagon për fiskalizimin: Koncesion që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 16 mln euro

Jun 15, 2021 | 13:53
SHPËRNDAJE

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar takime me disa biznese në Tiranë. Sipas saj qeveria i gënjeu ato, pasi  u premtoi 0 taksa por u ka faturuar taksën e fiskalizimit.

jorida tabaku

Tabaku shprehet se kjo do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak për qytetarët dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet.

“Një taksë që është në fakt një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 mln euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar”, shkruan Jorida Tabaku.

Ajo thotë se PD është ndryshe, pasi nuk gënjen me premtime. “Do jemi çdo ditë për të denoncuar dhe dëgjuar”, mbyll postimin e saj Jorida Tabaku.

Postimi i Jorida Tabakut

I gënjeu bizneset! U premtoi 0 taksa por u ka faturuar taksën e fiskalizimit.

Si në çdo palë zgjedhje, premtojnë diçka që nuk do ta mbajnë. Gënjejnë ditën për diell për t’u hedhur hì syve të shqiptarëve dhe për t’i zhytyr edhe më shumë në varfëri.

Takova sot biznese në një nga zonat e mia elektorale, dega 2, ku u informova për kërkesën e radhës të qeverisë me emrin taksa e fiskalizimit.

Një taksë që është në fakt një koncesion që buxhetit i ka kushtuar 16 mln euro dhe që sot do t’i kushtojë 1000-2000 euro në vit çdo biznesi për t’u implementuar.

Kështu i gënjen Rama shqiptarët, bizneset, të punësuarit.

Kjo do të jetë një kosto më shumë për biznesin, një rrogë më pak në shtëpitë tuaja dhe një çmim më i kripur për shërbimet apo produktet që qytetarët marrin.

Ne, jemi ndryshe! Nuk gënjejnë në premtime! Nuk shfaqemi vetëm për fushatë pasi besojmë tek demokracia dhe tek fryma sipërmarrjes.

Do të jemi çdo ditë jo vetëm për të denoncuar por për të dëgjuar! Qytetarët janë burimi frymëzimit tonë! #meqytetaret #meqytetin #deputetiqytetarëve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura