Rama ftoi opozitën, Ilir Meta: Askush nuk pret reforma nga ai! Po përpiqet çdo sekondë të centralizoje pushtetet, përfshirë edhe dardhat që kërkon t’i marrë në dorë

May 8, 2024 | 14:27
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama ftoi të gjithë faktorin opozitar për të bashkëpunuar për përforcimin e reformave me qëllim krijimin e një shteti evropian, ka reaguar edhe Ilir Meta, i cili thotë se nuk e kupton ca është “ky komisioni i posaçëm”.

ilir meta

Në një komunikim me gazetarët, ai tha se “Kur Rama të pranojë të gjitha komisionet hetimore të opozitës ende mund të besohet se ka një reflektim”.

“Nuk e kuptoj ca është ky komisioni i posaçëm. Ky është një vend që mbeti falë rilindjes duke u bërë një laborator eksperimentesh të posaçme. Ne kemi kushtetutën dhe i qëndrojmë kushtetutës për ndarjen e pushteteve, për garantimin e llogaridhënies në Kuvend dhe kudo. PL është këtu dhe do jetë kudo në Kuvend, në institucione në mbrojtje të kushtetutës. Llogaridhënia do vendoset shumë shpejt. Kur Rama të pranojë të gjitha komisionet hetimore të opozitës ende mund të besohet se ka një reflektim”, tha Meta.

Më tej Ilir Meta tha: “Ai përpiqet me çdo kusht të rrisë presionin për të intimiduar median dhe shtypin e lirë, përpiqet cdo sekondë të centralizoje pushtetet përfshirë edhe dardhat që do ti marrë në një dorë në mënyrë absurde, këto janë tregues se kemi të bëjmë me shashka që nuk çudisin askënd. Nuk pret askush reforma nga Rama”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura