Rama flet për masakrën e Selenicës: Nëse nuk do të kishim ato vrasje, sot do të….

Aug 29, 2018 | 19:32
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rëndë në Selenicë, ku Ritvan Zykaj vrau 8 anëtaret e familjes së tij.

Përveç një komenti në Facebook, ku iu përgjigj një qytetari, Rama kishte zgjedhur që të heshtte për këtë ngjarje.

Ramaaa

Sot në një takim në Lezhë duke folur për turizmin, Rama tha se ky vit mund të ishte dhe shumë mirë me shifrat e vrasjeve, pasi e cilësoi si një vit të qetë.

“Për sa i përket sigurisë, kemi sezonin turistik me shifrat më pozitive. Në rast se nuk do të kishim atë tragjedinë e Vlorë, ku patëm 8 të vrarë, në një masakër haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Pa llogaritur faktin që kemi qenë efektivë me këto krimet e vogla”, tha kryeministri Edi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura