Rama e nis ditën me një tjetër ultimatum, pasi paralajmëroi ata që paguhen nën 300 mijë lekë

Nov 14, 2017 | 11:12
SHPËRNDAJE

Pas deklarates se forte nje dite me pare per kompanite e medha qe deklarojne paga per punonjesit e tyre nen 300 mije leke te vjetra, kryeministri Edi Rama sot ka dhene nje tjeter ultimatum.

rama per fbi

“Duke filluar nga viti i ardhshëm shteti shqiptar, administrata jonë tatimore s’do njohi asnjë bilanc të kompanive të papërputhur me bilancët që disponojnë bankat. Historia e dy bilanceve që kur vijnë të banka tregojnë sa shumë kanë dhe kur vijnë të shteti tregojnë sa keq janë do marrë fund nga janari i vitit 2018. Ka 2 vjet që e kemi bërë me dije ndaj të gjitha kompanitë, e objektiv janë kompanitë e mëdha, ta kenë të qartë, Tatimet s’do njohin asnjë bilanc tjetër përvec bilancit që këto kompani u tregojnë bankanve e mbi atë bazë do paguajnë detyrimet për arkën e buxhetit të shtetit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura