“Rama e ndërtoi farën e së keqes dhe na e solli mu para turinjve”- Budina flet pas lirimit: Turp për policët, ju lanë si qenër këtu ndaj kërkoni shpërblim

May 17, 2020 | 14:36
SHPËRNDAJE

Regjisori Robert Budina është protestuesi i fundit i liruar nga policia pasi u shoqëruan në komisariat pas rezistencës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

robert budina

Pas lirimit ai iu bashkua pjesë tjetër të aktivistëve dhe artistëve që po protesojnë pranë godinës së Teatrit.

Gjatë fjalës për median, ai tha se policët u justifikuan duke thënë se s’kishin çfarë të bënin. Por iu drejtua duke i thënë që t’iu vijë turp dhe të kërkojnë shpërblim që ndejtën aty si qenër.

Ndërsa shtoi se edhe 10 veta po të jenë do e përmbysin farën e keqe që ka mbjellë Edi Rama.

”Mua më liruan të fundit. Policët më justifikuan se s’kemi çfarë të bëjmë. Më thonin që ky popull jemi ne. Turpin e paçi ju, aty do rrini me orë, me ditë, me netë, pastaj shkoni dhe kërkojuni shpërblim që ju lanë këtu si qenër.

Shumë policë mund të jenë paguar nga oligarkët, se nuk shpjegohet ndryshe dëshira e tyre për të shembur dhe shkallmuar Teatrin. Rama e ndërtoi farrën e të keqes dhe na i solli mu para turinjve. Tani gëzojuni dhe kënaquni me të.

Edhe 10 veta po të jemi e përmbysim këtë simbol. Dhe do shohim në ditët në vijim kush ka pasur të drejtë. ”– tha Budina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura