Rama çon qeverinë në Dajt, për mbledhjen e fundit para pushimeve

Jul 29, 2015 | 11:25
SHPËRNDAJE

Larg kontureve zyrtare, ashtu siç i ka hije një takimi përmbyllës ku mes të tjerash bëhet edhe një lloj bilanci për muajt e punës që lihen pas.

Mbledhje qeverie
Mbledhje qeverie

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që ta zhvillojë mbledhjen e fundit të Këshillit Ministrave para fillimit të pushimeve në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit.

Mbledhja e sotme që nis në orën 11:00 do të zhvillohet në qetësinë dhe freskinë e malit të Dajt. Burimet thanë se Rama do të bëjë bashkë me ministrat e kabinetit të tij një bilanc të punës së deritanishme të qeverisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura