“Rama cakton kuotën që oligarkët duhet t’i japin Bashës”/ Ish-kryeministri Berisha akuza kreut të PD-së: Nuk i kam me dokumente por…

Nov 26, 2021 | 18:38
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kreu i PD-së, Lulzim Basha merr para nga ata të cilët konsiderohen si oligark.

saliberishalulzimbasha

Nga foltorja në Kurbin, Berisha u shpreh se kuotën që oligarkët duhet t’i japin Lulzim Bashës ia cakton Edi Rama.

Më tej, ish-lideri i PD-së thotë se këto nuk i ka të vërtetuara me dokumente por i ka nga njerëz të cilët komunikojnë shpesh me kryeministrin Rama.

“Siç më kanë treguar njerëz që komunikojnë shpesh me Ramën, më thonë se oligarkëve, kuotën që duhet t’i japin Bashës, ja u cakton Edi Rama. Unë nuk kam dokumente por këtë e kam nga njerëz të besueshëm” – tha Berisha.

Berisha ka kujtuar vitin 97’ kur ishte në opozitë të cilën e ka konsideruar si një periudhë të ngjashme me situatën aktuale. Berisha tha se në opozitë, ka pasur një influencë të fortë për të diktuar jetën politike në vend.

“Tha se SHBA mbështeti Edi Ramën dhe rrënimin e votës për shkak të Sali Berishës. Duhet të kesh një koeficent intelektual mjeran që të bësh një deklaratë të tillë. Vendi i lirisë qënka për shkelmimin e lirisë së votës. Edi Ramës do ja nxjerrim prej hundësh ato votat që vodhi. Ju garantoj se me gjithë energjitë e mia do vazhdojmë këtë betejë dhe do e fitojmë këtë betejë sepse ne më 11 dhjetor, me ndryshimet që do bëjmë në statutin e partisë, ne rikthejmë votën e lirë. Shndërrojmë PD-në në shtëpinë e lirisë. Kjo vetëm, është e mjaftueshme për t’u shndërruar në një opozitë të vërtetë në këtë vend. Në vitin 97’ pësuam traumën më të madhe. Shumë na u larguan por, përsëri ne filluam reagimin ndaj padrejtësive të regjimit që erdhi me armë në rebelim, me protesta dhe gradualisht, është ajo kohë kur i them Fatos Nanos që me një grup djemsh të Kurbinit dhe Mamurrasit ta tregoja vendin.

Ata u tmerruan. Unë nuk kisha ndërmend armë, poi shim kockë e fortë si opozitë pasi diktonim jetën politike të vendit. Së dyti, ne do bëjmë gjithçka të bashkohemi, por Basha nuk e kontrollon veten e tij. Është marrë peng me dosjen Muzin dhe afera të tjera. Ky është revolucion, gabojnë ata që mendojnë se do pengohen. Nuk them se tërhiqen apo jo, por SHBA janë një vend i lirë. Më shumë se të tjerët, ata kanë meritën e madhe të bëjnë transparencën. Ndodh një gabim, bëhet transparenca dhe e pranoj. Gjatë këtyre muajve, eksponentë të rëndësishëm të partisë Republikane, media nga më prestigjoze janë shprehur haptaz se vendimi ndaj Berishës është politik. Ligji i Kongresit është përdorur si armë politike ndaj Sali Berishës. Unë kam besim të plotë se e vërteta do të dalë, ndonëse jam i vetëdishëm se George Soros është një armik i betuar i forcave Konservatore në Shqipëri dhe kudo në botë.Beteja jonë ndaj tij është një betejë për mbrojtjen e vlerave konservatore kudo në botë” – tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura