Qytetarët në Tetovë marshim paqësor në nder të viktimave nga zjarri në spitalin Covid

Sep 10, 2021 | 9:49
SHPËRNDAJE

 

Në Tetovë të Maqedonisë së Veriut sot do të zhvillohet një marshim në nder të viktimave që humbën jetën nga zjarri në spitalin Covid.

Spitali-modular-alsat-780x470

Marshimi do të zhvillohet pas namazit të orës 13:30 dhe është njoftuar përmes rrjeteve sociale.

Qytetarët do të ecin në mënyrë paqësore  nga sheshi Iliria në qendër dhe do të përfundojë tek spitali i Tetovës.

Kujtojmë se nga zjarri në spitalin e Tetovës, humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura