Qytetarët ‘bombardojnë’ Ramën: Para zgjedhjeve shtohen thasët e miellit, shtrohen rrugët dhe… Ja si i përgjigjet ndjekësit që i tha se do humbasë zgjedhjet

Mar 27, 2021 | 20:30
SHPËRNDAJE

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama pas një bisede telefonike zhvilluar me Presidenten e Komisionit Europian, njoftoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor, BE do të dhurojë 651 mijë vaksina Pfizer, me të cilat do vaksinohen punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit në nevojë.

edirama

Fill pas këtij lajmi, kanë qenë të shumtë qytetarët që kanë reaguar, ndërsa kryeministri Rama nuk ia ka kursyer përgjigjet disa prej tyre.

Një qytetar ka bërë llogarinë sipas të cilit nga këto Shqipëria do përfitojë vetëm 1/10 e tyre.

Ne rajon? Dmth 1 e 10 e tyre, 2 vaksina per njeri, rreth 30.000 persona te vaksinuar. 1.07 % te popullsise. Super arritje!!!!” shkruan qytetari, ndërsa Rama ia kthen: “Po pse 1 e 10 apo se duhet patjeter fjala e keqe sa here flitet per Shqiperine eee? Rajoni ka 6 vende qe ta dish ti dhe e dyta, vaksinimin e popullsise ne do ta bejme te plote e ne afat, do ti s’do ti dhe duan s’duan shqipot qe s’duan!”

rama komente 3

Një tjetër qytetar e ka konsideruar këtë një premtim elektoral, duke shtuar se në prag të zgjedhjeve vijnë vaksinat, bëhen rrugët, shtohen thasët e miellit, etj.

“Sa mire para zgjedheveje vijn vaksinat shtrohen ruget shtohen thesat e mjedhit shkojm neper shpija bejm aeroporte cdo dite nga nji me qe Po beni kaq shum beje nji ne sukth”, thotë ndjekësi.

Por për kryeministrin Rama vaksinat nuk janë për fushatë, pasi kanë nisur të vijnë që prej 1 janarit, ndërsa nëpër shtëpia ka që prej tërmetit të 26 nëntorit që shkon dhe viziton banorët.

“Vaksinat po vijne qysh prej 1 janarit e ketej, rruget nuk shtrohen brenda dites se duan kohe, neper shtepia une kam 15 muaj qe shkoj qyshse ra termeti, po ti do kesh qene duke fjetur me Lulin dhe s’me ke pare, kurse per aeroportet me mire mos flasim, por ti behu burre e mos i perdor asnjehere kur te ndërtohen”, përgjigjet Rama.

rama komente 1

Kurse një tjetër qytetar, pa u zgjatur shkruan: “Prap qeverin do ta humbësh”. Rama i përgjigjet me një ironi: “ne 25 prill do ta marrim vesh kete pune, kur te flase Populli, keshtu qe bej edhe pak durim e mos u ngut qe ta kesh me te lehte dhimbjen.”

rama komente 4

Dhe së fundmi, një ndjekëse e tij ka vendosur të mos përqendrohet fare te vaksinat, por në atë që e kemi quajtur ‘hero’, Arjan Sala, i riu i cili sakrifikoi jetën e tij në qendrën tregtare për të shpëtuar 25 jetë të tjera. Trupi i tij u gjet në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

“Një i ri humbi jetën për të shpëtuar të tjerët. Gjest, që rrallë njerëz e bëjnë. Ju dje drekonit, kurse trupi i tij nuk po gjendej ende nga zjarrfikësit, të cilët nuk arrinin të shuanin flakët me mjete primitive. A nuk e meritonte ai i ri vëmendjen tuaj? Sa vlenë jeta jonë në këtë vend ?!” shkruan qytetarja, ndërsa kryeministri i përgjigjet: “Eshte e vertete qe ai eshte hero dhe ne do ta shpallim te tille, ndersa zotrote mos e ngaterro respektin per gjestin e tij me mllefin politik, sepse une isha ne pune me njerezit e punes dhe jo ne drekim per qejf!”

rama komente 2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura