Qindra tableta mbërrijnë në Shqipëri nga Ecolog dhe filantropi Lazim Destani, dhuratë për nxënësit nga familje në nevojë

May 9, 2020 | 12:23
SHPËRNDAJE

 

Lazim Destani  (1)Qindra tableta mbërrijnë nga Shqipëri nga Ecolog dhe filantropi Lazim Destani, dhuratë për nxënësit nga familje në nevojë

Qindra tableta, donacion i Kompanisë “Ecolog International” dhe familjes së filantropit Lazim Destani, mbërrijnë në Shqipëri dhe do t’u dhurohen nxënësve të shkollave 9-vjeçare, që vijnë nga familje me nevoja të theksuara ekonomike. Tabletat janë të pajisura me karta SIM, me qëllim që nxënësit të kenë mundësi të ndjekin mësimin online në programet dhe platformat e ofruara nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Përgjatë periudhës që po përballemi me pandeminë, Ecolog International dhe filantropi Destani, iu kanë ardhur në ndihmë me donacion mijëra nxënësve në nevojë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe tani në Shqipëri,. Siç dihet tashmë, ndër masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 erdhi dhe ndërprerja e mësimit në shkolla për të kaluar në formën e mësimit online. Kalimi i mësimit në këtë formë ua bëri të pamundur ndjekjen e mësimit shumë nxënësve që u mungonin pajisjet adekuate teknologjike e që familjet e tyre nuk ishin në gjendje t’ua siguronin këto.

Përmes këtij donacioni përmes qindra tabletash në Shqipëri, synohet zbutja e kësaj situate, duke jua mundësuar ndjekjen e mësimit nga shtëpia edhe nxënësve nga kjo kategori shoqërore.

Sa i përket prokurimit, logjistikës dhe implementimit, ky projekt u zhvillua brenda disa javësh nga resurse plotësisht të brenshme të kompanisë “Ecolog”, në bashkëpunim me institucionet relevante shtetërore që kishin siguruar evidencën e familjeve në nevojë sipas zonave. Kjo ndodhi edhe në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit.

Lazim Destani  (2)

Filantropi Lazim Destani e çmoi dhe i falënderoi institucionet shtetërore për mbështetjen e ofruar. Sa i përket natyrës së donacionit ai tha se, “arsimi dhe shkenca janë pistonët kryesorë të një shoqërie, investimet dhe mbështetjet e këtyre segmenteve janë mbështetja më e madhe që mund t’i bësh një kombi. Prandaj, vendosëm që këtë donacion t’ua dedikojmë nxënësve që për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme teknologjike, mbetën jashtë procesit arsimor. Digjitalizimi është gjithashtu një proces i pashmangshëm i një shoqërie, andaj edhe donacionin e shohim me kuptim afatgjatë”.

Ndërsa drejtuesit e kompanisë thanë se, projektet e dedikuara për fëmijët në përgjithësi, ndërsa për nxënësit në veçanti, janë pjesa kryesore e filozofisë së përgjegjësisë shoqërore të kompanisë sonë.

“Ky projekt ka qenë një sfidë e rrallë logjistike, por edhe një emocion i veçantë. Jemi shumë të kënaqur që përkrah vështirësive të mosfunksionimit të rregullt të tregjeve arritëm ta finalizojmë projektin e furnizimit të paisjeve elektronike për fëmijët në nevojë edhe në Shqipëri. Lehtësimi i familjeve dhe gëzimi në fytyrat e fëmijëve, është kënaqësia jonë më e madhe”, thanë drejtuesit e Ecolog.

Ky donacion është rrjedhojë e aksionit disajavor të shpërndarjes së mijëra tabletëve për nxënësit që mbetën jashtë procesit arsimor në Maqedoni, Kosovë e tani në Shqipëri, ndërsa përgjegjësia shoqërore e Ecolog International në shumicën e rasteve ka qenë e orientuar drejt të rinjve në përgjithësi dhe nxënësve e studentëve në veçanti.

Nga ana tjetër përmes angazhimeve private të vet filantropit Lazim Destani dhe përmes sipërmarrjeve të familjes së tij, vetëm gjatë pandemisë së Covid-19 janë mbështetur edhe shumë segmente tjera të shoqërisë si shëndetësia apo familjet në nevojë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura