Qeveria zhvendos angazhimin për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Rinas pas 2019

Nov 30, 2016 | 9:49
SHPËRNDAJE

Teksa Ministria e Transportit ka gati një projekt për rivitalizimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e një  degëzimi të ri që do të lidhte atë me aeroportin e Rinasit, qeveria ka zhvendosur angazhimin për financimin e saj pas vitit 2019.

stacioni i Durrësit_0

Bashkë me projektbuxhetin 2017 qeveria ka çuar në kuvend për miratim edhe listën e projekteve që do të financohen nga fondet publike në dy vitet në vijim deri më 2019. Ndër këto projekte është dhe ai për hekurudhën mes Tiranës dhe Durrësit, por financimet e programuara për tre vitet ne vijim do të jenë vetëm sa për fazat paraprake.

Sipas tabelës zyrtare, qeveria e ka kostuar hekurudhën me 10.2 miliardë lekë nga të cilat, 9.5 miliardë lekë janë financim i huaj, një kredi nga BERZH dhe 640 milionë lekë janë financimin nga fonde të brendshme.

Kredia e BERZH është planifikuar për tu përdorur 1.5 miliardë lekë më 2018 dhe 1.5 miliardë lekë më 2019, ndërsa pjesa tjetër e financimit prej 6.1 miliardë lekësh do të financohet pas vitit 2019.

Nga financimi i brendshëm për këtë projekt financohen 200 milionë lekë këtë vit, dhe nga 40 milionë lekë për secilin nga vitet 2018-2019. Pjesa tjetër më shumë se 50 për qind e financimit të brendshëm një prej 330 milionë lekësh do të disbursohet pas 2019.

Ministria e Transportit sakaq ka në fazën e konsultimit projektin për ndikimin në mjedis te hekurudhes.

Aktualisht shpejtësia maksimale operative në hekurudhë është 40 km/ore, me seksione me shpejtësi ne 20kph. Në linjën Durrës-Tirane, e cila u modernizua në vitin 1997 duke betonizuar pjesën e hekurudhës dhe ngjitjen e pjesëve te saj u arrit një shpejtësi limit për vendin tonë prej 60kph. Kufizimet e shpejtësisë vijnë kryesisht si rezultat i gjendjes se pistës dhe vendkalimeve te paautorizuara ne nivel sesa për arsye gjeometrie.

Ka më shumë së 17 vite që qeveritë shqiptare kanë në projektet e tyre për zhvillimin e infrastrukturore sjelljen në terma modernë të hekurudhës, Tiranë-Durrës, por sot e kësaj dite asgjë nuk ka avancuar.

MONITOR

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura