“Qeveria kërkon të fshehë dështimet përmes censurës”- Basha: Paketa anti-shpifje, luftë ndaj fjalës së lirë

Dec 15, 2019 | 18:31
SHPËRNDAJE

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka konsideruar “luftë ndaj fjalës së lirë”, paketën anti-shpifje që pritet të kalojë në Kuvend.

I pranishëm në Aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike, Basha tha se asgjë nuk bëhet rastësisht dhe se qeveria kërkon të fshehë dështimet dhe abuzimet përmes censurës së medias.

basha

Nuk ka demokraci pa liri fjale. Kjo qeveri dhe ky kryeministër do të paraqesin të mërkurën dy projektligje që janë shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme. Kjo qeveri do të fshehë abuzimet e saj përmes censurës së medias, ja pse i duhet paketa e ashtuquajtur anti-shpifje. Sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit, kemi zbritur 8 vende gjatë viti të undit, duke e futur Shqipërinë në të njëjtin vend me Kolumbinë e Tailandën. Kjo qeveri sjellë vetëm papunësi, emigracion dhe korrupsion dhe kjo është e vetmja gjë që Rama do të mbulojë me paketën e ashtuquajtur anti-shpifje. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes kanë vetëm një qëllim: të manipulojnë,  të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku e ka katandisur kjo qeverisje vendin.”, tha Basha.

Kreu i opozitës theksoi edhe njëherë se kushtet e vendosura nga Bundestagu janë udhërrëfyesi për nxjerrjen e Shqipërisë nga situata politike ku ndodhet, ndërsa shtoi se beteja për votën e lirë është jetike për vendin.

Nëse nuk arriëm të sigurojmë votën e lirë, asnjëherë nuk do të kemi qeveri të përgjegjshme, prandaj beteja jonë për votën e lirë është jetike për mirëqenin e  qytetarëve, por edhe bashkimin e Shqipërisë me BE. Sot është koha për ta thënë qartë se kemi humbur shumë mundësi këto vite, sepse veç miliardave, Shqipëria ka humbur 6 vite. Kushtet Bundestagut janë udhërrëfyesi ynë. Koha nuk pret. Me show e propagandë nuk ja hedh dot as Merkel as Macron. Është urgjente të nisë koha sa më parë, pasi koha është e shkurtër për plotësimin e kushteve të Bundestagut”, u shpreh kreu i PD.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Nuk ka demokraci pa liri fjale. Nuk ka liri politike pa liri fjale. Kjo qeveri dhe ky kryeministër këtë të mërkurë do të paraqesin në Parlament dy projektligje që janë asgjë më pak se shpallje lufte ndaj fjalës së lirë. Asgjë nuk është e rastësishme, asgjë nuk po ndodh në mënyrë të befasishme.
Për vite me radhë Shqipëria ka rënë poshtë në indeksin e botëror të lirisë së medias. Vetëm vitin e kaluar, rënia është nga vendi 75 në 82 në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias të botuar nga “Reporterët pa Kufij”.
Organizata prestigjioze botërore e gazetarëve “Reporterët pa Kufij” ka raportuar se Shqipëria gjatë vitit të kaluar një përkeqësim me 7 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias duke u pozicionuar në vendin e 82-të, menjëherë pas Salvadorit, Butanit, Panamasë dhe Lezotos. Duket qartë që kjo qeveria do të fshehë e maskojë dështimet dhe abuzimet e saj nëpërmjet pengimit të lirisë së fjalës dhe censurimit të mediave.
Ja pse i duhet e ashtëquajtura paketa “Antishpifje” por në fakt “Antifjalë e lirë”. Sepse vetëm tre vitet e fundit Shqipëria ka pësuar rënie nga viti 2016 në vitin 2019 në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International duke rënë nga vendi i 83-të në vendin e 91-të dhe pastaj në vendin e 99-të në këtë indesk.
Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit dhe hajdutërisë masive qeveritare, që po shtohet në Shqipëri edhe në këto ditë të emergjencës civile.
Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 99-të, në të njëjtin nivel së bashku me Kolumbinë, Filipinet, Tajlandën dhe Tanzaninë.
Raporti i të “Bërit Biznes”, i Bankës Botërore, përkeqësim nga vendi i 63-të në në vitin 2019 në vendin 82 në raportin e vitit 2020. Keq-qeverisja e Edi Ramës e karakterizuar nga shtimi i korrupsionit, nga kriminalizimi, nga neglizhenca dhe paaftësia totale me çdo politikë të shpallur e të pashpallur, kanë bërë që gjatë vitit të fundit vendi ynë të bëj 19 vende prapa në raportin përvitshëm të “Të Bërit Biznes” të nxjerrë nga Banka Botërore. Mes 190 shteteve të marra në analizë raporti i fundit e nxjerr Shqipërinë në vendin e 82-të për sa i përketë lehtësimit të të bërit biznes dhe tërheqjes së investimeve të huaja, menjëherë pas Mongolisë dhe Kirgizstanit. Kjo qeveri sjell vetëm varfëri, papunësi dhe emigracion dhe kjo është e vërteta e hidhur që Edi Rama dhe qeveria e tij do të mbulojë dhe shtrembërojë nëpërmjet paketës ligjore kundër fjalës së lirë.
Niveli i konkurrueshmërisë globale sipas raportit të përvitshëm të Ëorld Economic Forum të Davosit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura