“Qeveria fsheh shifrat e vërteta”/ Basha: Numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët, Rama ka humbur…

Oct 29, 2020 | 12:59
SHPËRNDAJE

Për Partinë Demokratike, qeveria po fsheh statistikat zyrtare të viktimave të Covid. Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, tha se numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë.

“Statistikat zyrtare të viktimave të COVID, fshehin shifrat e vërteta. Numri i të infektuarve mbahet artificialisht i ulët dhe përmasa e sëmundjes mbahet e fshehtë. Kur u thuhet e vërteta, fshihen pas sakrificës së mjekëve për të mos u përballur me të vërtetën”, u shpreh Basha.

Sipas Bashës, Rama ka humbur kontrollin e situatës për menaxhimin e pandemisë.

“Edi Rama ka humbur kontrollin e situatës sa i përket menaxhimit të situatës së pandemisë. Fshihen pas sakrificës së mjekeve, të tenderave sekret që edhe sot janë përgjegjës për numrin më të ulët të testimeve. Nëse paratë e shqiptarëve do të kishin shkuar për të blerë teste, qytetarët nuk do të prisnin për të marrë rezultatet”, tha Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura