Qëllojnë me armë në 5 të mëngjesit, të arrestuarit: Ishim të pirë

Feb 9, 2016 | 15:33
SHPËRNDAJE

Qëllojnë me armë zjarri në ajër duke terrorizuar kalimtarët, pranga dy shtetasve.

Ngjarja ka ndodhur në orën 05:27, në lagjen “Pavarësia”, ku dy persona duke udhëtuar me makinë kanë qëlluar (në ajër) me armë zjarri pistoletë dhe më pas janë larguar menjëherë me automjet tip “Reno”.

pistoleta2

Të shtënat kanë tërrorizuar qytetarët dhe pse të paktë kanë qënë në bulevard në atë kohë.

Pas pak minutash policía ka bërë të mundur kapjen dhe bllokimin e mjetit në lagjen “Kushtrimi”, gjithashtu arrestimin e dy autorëve: Enea Shehu, 27 vjeç, e Rodrigo Orhanaj, 26 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Dy të ndaluarit janë shprehur se gjithçka ka ndodhur nën efektin e alkoolit që kishin konsumuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura