Qëlloi me armë në ajër dhe kërcënoi fqinjin, policia arreston 30-vjeçarin. Në pranga edhe babai i tij, pasi…(VIDEO)

Jul 25, 2021 | 14:20
SHPËRNDAJE

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka qëlluar me armë në ajër dhe ka kanosur fqinjin e tij. Po ashtu, Policia thotë ka vënë në pranga edhe babain e 30-vjeçarit, pasi edhe ai posedonte një armë zjarri pistoletë.

Po ashtu janë sekuestruar arma e zjarrit automatik me fishekë në fole gati për qitje, arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Fier se në fshatin Mbrostar Ura, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale.

Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit F.(I). Z., i cili pas një konflikti për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin M. K., 55 vjeç, e ka kanosur atë duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, nga oborri i banesës së tij.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi F. (I). Z., 30 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, si dhe babai i tij, shtetasit P. Z., 59 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një pistoletë dhe një krehër me 18 fishekë”, thotë policia.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura