Publikoi videon me muzikë serbe, fansat shpërthyen në ofendime ndaj modeles shqiptare: Turp të kesh!

Nov 15, 2018 | 11:31
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e djeshme, modelja Oriola Marashi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një video të publikuar në profilin e saj në “Instagram”.

oriola m

Ajo shfaqej e veshur me një fustan rozë, që nuk i linte shumë vend imagjinatës.  Ndërkohë videon e shoqëronte me një këngë të këngëtares serbe, Ceca.

oriola

Por fansat e saj të shumtë nuk e kanë pritur aspak mirë këtë zgjedhje të Oriolës, e për pasojë kanë shpërthyer menjëherë në ofendime. Ndjekësit e saj shpreheshin se modelja po kërkon famë edhe nga mediat serbe, e për këtë ka zgjedhur atë këngë.

“Thjesht e dashuroj muzikën e saj dhe ka një domethënie për mua kjo muzikë. Muzika nuk ka kombësi. Ju lutem mos humbni kuptimin e videos duke përmendur këto gjëra”, i përgjigjet Oriola.

ori

“Turp të kesh! Më ke pëlqyer si modele po me këtë këngë të armiqëve shqiptarë, me na pershendët m’ke dëshpëru. Sidomos fansat e tu kosovar, kur burri i saj ka bërë masakër në Kosovë dhe vetë kjo ka dhënë deklaratë se me ditë se më dëgjojnë shqiptarët e lë muzikën” – shkruan i indinjuar një tjetër.

ori1

Por nuk ka vonuar shumë dhe modelja seksi e fshiu videon për shkak të komenteve shumë ofenduese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura