Publikohet intervista e censuruar e agjentit, Izraeli pohon vrasjen e ndihmësit të Arafat

Nov 2, 2012 | 10:23
SHPËRNDAJE
Abu Jihad me Jaser Arafat

Për herë të parë, një gazetë izraelite ka konfirmuar akuzat e Palestinës prej më shumë se dy dekadash, mbi vrasjen e numrit dy të udhëheqjes vendëse. Botimi i një interviste të censuruar 12 vjet më parë, tregon rrëfimin e një komandoje elite të Izraelit, i cili pranon se e ka qëlluar vetë një prej themeluesve të Organizatës Çlirimtare Palestineze, Abu Jihad. Një gazetë izraelite ka publikuar intervistën ku komandoja izraelit pohon të ketë qëlluar ish-ndihmësin e liderit palestinez, Jaser Arafat. Besohej prej kohësh që vrasja e Abu Jihad ishte vepër e Shërbimeve Sekrete Izraelite, në Tunizi në vitin 1988, por Izraeli nuk e kishte marrë kurrë përsipër zyrtarisht. Megjithatë, intervista e Nahum Lev, e realizuar në fakt në vitin 2000, para vdekjes së tij, e kaloi së fundmi censurën militare dhe u botua në të përditshmen izraelite “Yediot Ahronot”. Kjo është hera e parë që rrëfimi i Nev bëhet publik. Abu Jihad, emri i vërtetë i të cilit ishte Khalil al-Uazir, themeloi Organizatën e Çlirimit të Palestinës me Jaser Arafat dhe ishte fajësuar për sulmet kundër izraelitëve. Ai u qëllua më 16 prill 1988 në zyrat qendrore të OÇP në kryeqytetin tunizian. Në intervistë thuhet se pjesa e vrasjes ishte mbikëqyrur nga Mossad (Shërbimet Sekrete Izraelite), dhe operacioni u krye nga Sayeret Matkal (Njësia Elitë e Komandove). Në rrëfimin e tij, Nahum Lev kishte thënë: “Kam lexuar çdo faqe të dosjes së tij. Abu Jihad është përgjegjës për vrasje të tmerrshme civilësh. E kam qëlluar pa asnjë hezitim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura