“Revolta juaj, fitorja e opozitës”- Berisha thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestë: Me vjedhjen e taksës së shkollës, janë ndërtuar hotele me 5 yje

May 5, 2024 | 21:15
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri nga dritarja e banesës së tij, u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën para Bashkisë së Tiranës.

berisha

Ai është shprehur se revolta e qytetarëve është fitorja e opozitës, ndërsa shton se me takën e vjedhur të shkollës, janë ndërtuar hotele me 5 yje.

“E marta po vjen. 

Shtroni edhe njëherë pyetjen, si ka mundësi që Arben Ahmetaj ndiqet penalisht dhe shpallet i arrestuar në kërkim i cili ktheu mbrapsh 5 herë kërkesën e Erion Veliajt, garancinë e tij për financimin e vjedhjes së shekullit.

Kurse Erion Veliajt nuk thirret, Erion Veliajt nuk akuzohet njëherë të vetme për 5 kërkesat që i bëri Arben Ahmetajt, Shkëlqim Canit dhe qeveritarëve të tjerë, për mashtrimet që bëri, për detyrimet që kishte.

Të dashur miq! 

Këto ishin disa nga çështjet e vjedhjes së shekullit.

Por të mëdha janë vjedhja 100 për qind të Erion Veliajt dhe drejtorëve të tij.

Vjedhjet e parave të taksapaguesve, vjedhjes e taksave tuaja, e taksës së shkollës me të cilat u ndërtuan hotelet me 5 yje në Durrës, Dhërmi, Potom dhe të tjera do të zbulohen përsëri.

Të dashur miq!

Tronditëse, ç’njerëzore ndoshta vetëm klanet më të egra të mafias mbi tokë mund të kenë shfrytëzuar tërmetin, këtë fatkeqësi të tmerrshme natyrore, për të prishur dhjetëra pallate dhe shtëpi të qytetarëve të Tiranës, vetëm e vetëm për tu paguar për heqjen e dherave dhe ndërtimin aty të pallateve të krimit, investimin aty të parave të vjedhura.

Mafia shpirt nuk ka, mafia moral nuk ka, por të tejkalojë dhe tërmetin kjo ndodh vetëm në Tiranë, vetëm me Erion Veliajn, vetëm me drejtorët e tij.

Të martën, Zoti ju bekoftë.

Zemërimi juaj në kufi gjer në qiell.

Revolta juaj, fitorja e opozitës.

Fitore, fitore, fitore”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura