Arbër Hajdari ndan foton e ëmbël me vajzën 4-muajshe: Me babin, për herë të parë në det

May 5, 2024 | 21:30
SHPËRNDAJE

Opinionisti i Big Brother Vip, Arbër Hajdari, ka publikuar në rrjete sociale në foto me vajzën e tij 4-muajshe.

arber hajdari me te bijen

Ai shfaqet në bregdet, ndërsa siç duke ka nisur plazhin që në maj.

“Me babin, për herë të parë në det”- shkruan Arbri.

arber hajdari

Kujtojmë se Arbër Hajdari është bërë baba në fillim të muajit janar të këtij viti. Vetë ai e dha lajmin e ëmbël përmes një postimi në Instagram, ku shkruante: “Të dashur miq! Zoti na bekoi dje, duke më bëre mua baba dhe Vlerën, nënë të një vajze. Për këtë, falënderojmë Zotin dhe i kërkojmë që vajza jonë, të ketë jetë të gjatë, shëndet e risk në jetë.

Uroj dhe lutem që çdo shqiptar të jetojë në harmoni, begati, i rrethuar nga dashuria e familjes.”

Capture-29-600x360

Vajza është frut i dashurisë së Arbrit me bashkëshorten e tij Vlera Devolli, me të cilën u martua në tetor të vitit 2022.

Ata kurorëzuan dashurinë e tyre 4-vjeçare, ndërsa zhvilluan një dasme me të ftuar vip, miq dhe të afër të të dyve.

arber-hajdari-800x450

Arbër Hajdari dhe partnerja e tij u njohën në fondacionin e tij “Fundjavë ndryshe”.

“Unë fillova të flisja për punën time dhe Vlerën e tërhoqi puna, arritjet që ka ‘Fundjava’ edhe më kërkoi një material të ‘Fundjavës’ përmbledhje dhe i mora adresën e emailin dhe i thashë, do ta dërgoj kur të kthehem. Më pas i kam dërguar materialin, ka filluar duke e parë, kemi filluar duke folur, po për ne nuk ka qenë e lehte dhe vazhdon mos jetë e lehtë për shkak se Prishtina dhe Tirana janë edhe afër por janë edhe larg, çdo fundjavë ne jemi munduar të shqyrtojmë fundjavat”, u shpreh Arbëri disa kohë para martese, në një intervistë ku zbuloi si është njohur më partneren e tij.

Vlera-Devolli2-500x498 Vlera-Devolli3-500x506

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura