Publikohen fotot e rralla/ Historia e shkollave dhe institucioneve arsimore amerikane në Shqipëri dhe fati i tyre nën regjimin komunist të Enver Hoxhës

Mar 8, 2021 | 7:50
SHPËRNDAJE

shkollatPublikohen disa foto të rralla të institucioneve arsimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat, u hapën në Shqipërinë e viteve ’20 – ’30-të  të shekullit të kaluar. Këto institucione arsimore amerikane mjaft prestigjoze, ku shërbenin stafe amerikane-shqiptare, do të luanin një rol të madh në edukimin dhe formimin arsimor e kultural për nxënësit shqiptarë që do të arsimoheshin aty ndër vite.

Shkollat amerikane që u hapën në Shqipërinë e periudhës së viteve 1920 – ’30-të, ishin respektivisht : Shkolla e Misionarëve Protestantë në Korçë (e quajtur ndryshe shkolla e’ Kennedy’-t), Shkolla 8 vjeçare amerikane në Elbasan, Shkolla e Mesme Tekniko – Bujqësore e Golemit të Kavajës (e njohur ndryshe dhe si Shkolla e Charles Erikson-it), Shkolla e Dakos në Kamëz (e administruar nga motrat Qiriazi), si dhe Shkolla e Mesme Teknike e Tiranës (e njohur ndryshe dhe si Shkolla e Harry Fultz-it)

Përveç anës arsimore dhe edukative në formimin e nxënësve shqiptarë,  këto institucione prestigjoze amerikane, do të shërbenin dhe si një katalizator tepër i rëndësishëm për futjen e frymës anglo-saksone në arsimin shqiptar të asaj periudhe.

Fatkeqësisht, këto shkolla do të pushonin aktivitetin e tyre gjatë pushtimit nazi-fashist të vendit në vitet 1939 – ’44, por tragjedia më e madhe do të fillonte me ardhjen në pushtet të regjimit komunist të Enver Hoxhës në fundin e vitit 1944. Kështu gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist, (në vitet 1945-1991), këto institucione do të ndërronin emrin dhe e shkuara e tyre si “shkolla amerikane”, do të ndalohej rreptësisht për t’u përmendur.

Dhe nuk do të mbaronte me kaq gjithçka, pasi që nga viti 1947, (me largimin e misionit ushtarak amerikan nga Shqipëria), regjimi komunist, do të niste shumë shpejt një fushatë denigrimi për administratorët dhe stafin amerikan të tyre, duke i cilësuar ata si “punonjës të kamufluar” të Shërbimit Informativ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës OSS (më vonë CIA), siç thuhej për Harry Fultz.

Në një mënyrë akoma më tragjike, do të përfundonin nxënësit që kishin studiuar në këto shkolla, kryesisht ata të Shkollës Teknike Amerikane të Harry Fultz-it në Tiranë, të cilët menjëherë pas mbarimit të Luftës, në vitet 1945 – ’47, pothuaj pjesa më e madhe e tyre do të etiketoheshin dhe akuzoheshin si agjentë të Fultz-it dhe do të përfundonin në kampet e burgjet e regjimit komunist. Për ta do të rezervoheshin masat më të ashpra, me arrestime, burgosje, internime, dhe shpeshherë dhe me ekzekutime si “armiq të popullit”. Akuzat ndaj tyre ishin shabllone dhe për të gjithë njëlloj, duke u etiketuar si “agjentë të rekrutuar” nga pedagogët e tyre si Kennedy dhe Fultz, akuzë së cilës nuk do t’i shpëtonte dot as kryeministri Mehmet Shehu, ku menjëherë pas ngjarjes së 18 dhjetorit të vitit 1981, (ku ai u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit), Enver Hoxha e shpalli atë “poliagjent të rekrutuar nga CIA që në vitet ’30-të”, kur ai studionte në Shkollën e Fultz-it në Tiranë./Memorie.al

4da2aaa467dbe2de100e65fc165bc1ed 800-0-e66e4ee5dd3def6f03994ba9a51858fa 118701971_3342519522461480_6856716508346175917_o auto_kom31594583514 Fasada-e-shkolles-800x478-1 IMG-20210307-WA0002 korca52-1 shkolla unnamed-9

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura