Pse vdesin të vaksinuarit me dy doza? Profesor Dhimitër Kraja tregon tre faktorët që ndikojnë në fatalitet: Nuk duhet të trembemi se…

Sep 22, 2021 | 12:48
SHPËRNDAJE

Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Teknik profesori Dhimitër Kraja deklaroi se ka pasur raste vdekjesh mes personave që janë vaksinuar, por që përbëjnë një shifër shumë të vogël në raport me totalin. 

 

 

Ai sqaroi se mes faktorëve që ndikojnë në vdekjen e personave të vaksinuar janë sëmundjet patologjike, faktorët gjenetikë dhe imunitarë.

Asnjë vaksinë nuk arrin të realizojë një mbrojtje 100 për qind. Kemi vënë në dukje se kanë qenë kryesisht raste të vaksinuar me dy vaksina, por me sëmundje patologjike të ndryshme, të cilët vdekja ishte në një pjesë të rasteve edhe nga faktorë ekstra Sars-Cov-2. Por në raste të tjera mund t’i takojnë subjekteve që nuk i zuri vaksina si duhet. Vaksina është si ai fidani, që e mbledh me kujdes, në kushte të mira, por jo të gjitha fidanët që mbillen do të lulëzojnë.

E treta janë edhe faktorë gjenetikë, faktorë imunitarë, si reagon organizmi. Këto faktor janë ata që kanë çuar në vdekje. Vdekshmëria është 0.0006 për qind e të vaksinuarve, pra një shifër shumë e vogël. Nuk duhet të trembemi se po vdesin edhe raste që janë të vaksinuara“, tha profesor Kraja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura