“Pse nuk shkova në dasmën e Princit, aty ku u parakalua plot po*dhë”

Oct 12, 2016 | 9:57
SHPËRNDAJE

Analisti Artur Zheji ka pasur një ftesë për të shkuar në dasmën e Princ Lekës me Elia Zaharian, por e ka refuzuar atë.

Në një shkrim në portalin e tij 360gradë.al, Zheji shkruan megjithëse e njihte që të vogël vajzën e Yllka Mujos, nuk u bë pjesë e asaj shfaqje.

IMG_4605

“Në të vërtetë Elian, tanimë Princesha Zogu, e njoh që kur vraponte e vogël në oborrin e Teatrit Popullor, në pauzat e provave, të nënës së saj, Yllka Mujo. Dhe ish vogëlushja, sot aktore dhe princeshë, më kish dërguar ftesë, xhest të cilin e vlerësoj shumë. Por personalisht, kisha një pengesë për të mos shkuar, që nuk lidhej dhe nuk lidhet aspak me Çiftin e bukur dhe të sapo martuar, por me mosdëshirën për të parë oborrtarët e vjetër dhe të rinj, që do të vërdalloseshin atë natë aty me atë sebeb. Dhe nga pamjet që u futën në qarkullim më pas, dëshira e shfrenuar për të shkëlqyer në sipërfaqe, kish shpërthyer sipas parashikimit, sa te gratë po aq edhe te burrat, që kishin bërë çmos të ishin aty, për tu sjellë vërdallë, në Oborrin më të ri shqiptar të restauruar mbas pothuajse 100 vitesh”, shkruan Zheji.

Sipas tij “u vunë në rresht bukuritë e shtirura dhe të ndrequra me bisturi klinikave më të shtrenjta të botës, me buzëqeshje të stisura dhe me pasthirma të përkëdhelura, plot e përplot me pordhë bajate, të shitura për humor mondan. Dhe pamë, paradën e bezdisshme të fustaneve dhe kostumeve, të varësve dhe të perlave dhe diamantet që shkëlqenin gishtave, më së shumti masturbues, në mes të të ftuarve që do të vraponin të zinin radhën e parë, sa më afër dhe sa më pranë kamerave”.

artur zheji

“Por ajo që tërheq vëmendjen, është se ka ca kohë, në përqeshje të Vetingut që po vjen, shqiptarët e pasuruar, përmes pushtetit apo biznesit në kurriz të taksave dhe koncesioneve shtetërore gjithashtu, nuk u mjafton më jeta e çakërdisur e shpenzimeve jashtë Shqipërisë, por duan edhe të shihen nga njeri tjetri, në katundin tonë. Ky po, që është një zhvillim i rëndësishëm, sepse ajo që pritet të jetë nesër “Byroja Speciale e Hetimit Shqiptar”, do ti mjaftonte një ftesë në një nga këto dasma, për të mbajtur shënim fustane 10.000 eurshe, gjerdanë perlash 15.000 eurshe e lartë, orëra dore 30.000 apo 50.000 eurshe, e kështu me rradhë, të cilat janë në përdorim të mjaft personave, që do ta kishin të pamundur të vërtetonin burimin e tyre të ligjshëm të parave të shpenzuara”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura