PS voton në tentativën e tretë ligjet e rendit të ditës, PD nuk lëshon foltoren deri në fund (video)

Oct 5, 2017 | 18:55
SHPËRNDAJE

Pasditen e sotme në Kuvendin e Shqipërisë rinisi seanca plenare, pasi u ndërpre për të gjashtën herë, dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe pse u përjashtuar për sot nga Kuvendi, nuk e bojkotoi sallën, ndërsa nuk nguroi që të kërkonte edhe fjalën.

Por më rinisjen e seancën kryeparlamentari ka vijuar punën ku me votat e mazhorancës u miratuan pikat e rendit të ditës. Kjo është hera e tretë që PS voton ligjet e rendit të ditës pa votat e PD-së. Ndërsa gjatë miratimit të projektvendimeve, PD gjatë gjithë kohës ka mbajtur të bllokuar foltoren e Kuvendit.

Ishte kryeparlamentari Ruçi që mbylli seancën menjëherë pas miratimit të ligjeve që vijojnë si më poshtë:

Komisioni për qeverijen vendore miratohet me 70 vota me elektronike dhe tre me karton.

Prijektvendimi për përfaqësimin e anëtarëve përfaqësues për komisionet e përhershme me votim të hapur, ku u miratua me me 70 vota me elektronike dhe tre me karton.

Draft kalendari për punimet në Kuvend për data 9-27 teto i cili miratohet me  70 vota me elektronike dhe tre me karton.

Ndërsa në përfundim të miratimit të çështjeve të ditës kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është shprehur se “sa për sqarim duke qenë se deputeti i ndëshkuar është për herë të parë, po kështu dhe për herë të parë deputet njoftoj deputetët, dhe opinionin publik që nuk po ushtroj kompetencën që më jep rregullorja, si kryetar i Kuvendit për të thirrur Byronë e Parlamentit për të marrë masa akoma më të ashpra për situatën e sotme. Seancën e deklaroj të mbyllu mirupafshim!”, tha Ruçi.

Rinis seanca parlamentare, opozita bllokon foltoren

Pas katër ndërprerjesh dhe tensionesh në sallë dhe vendimit për përjashtimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, ka rinisur seanca e Kuvendit sipas njoftimit që bëri kryetari Ruçi.

kuvend 2

Deputetët e opozitës qëndruan në sallë pa u larguar që prej orës 14 kur u bë edhe ndërprerja, në këto momente mësohet se kanë bllokuar foltoren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura