Provimi i gjuhës së huaj, ja përgjigjet e sakta

May 24, 2015 | 15:07
SHPËRNDAJE

Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon skemën e vlerësimit

Agjencia Kombëtare e Provimeve publikon çelësin me përgjigjet e sakta të testimit të gjuhës së huaj, të parin për maturantët e sivjetshëm.
Përpara një muaji, maturantët patën mundësi të zgjidhnin në formularin A1/ A1Z një nga katër gjuhët për të cilën do të testohen: anglisht, italisht, gjermanisht dhe frëngjisht. Ashtu si vjet, pjesa më madhe preferuan të testoheshin në lidhje me njohuritë e marra në gjuhën angleze, e ndjekur më pas nga italishtja, e më pak favoritë gjermanishtja dhe gjuha frënge. Gazeta boton skemën e vlerësimit për gjuhët më të përzgjedhura nga maturantët: anglisht dhe italisht. Ndonëse shkalla e vështirësisë ishte më e lartë se ajo e një viti më parë, nxënësit arritën ta përfundonin testimin përpara kohës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit, 2 orë e 30 minuta. Gjithsesi, duhet theksuar se, me gjithë masat e rrepta nga ana e administruesve dhe zhurmuesit, edhe këtë vit nuk u arrit të shmangej publikimi i tezës së provimit teksa nxënësit testoheshin brenda ambienteve të shkollës. Ministria e Arsimit ka vendosur që edhe këtë vit rezultati i gjuhës së huaj të mos jetë pjesë e përllogaritjes së pikëve finale të maturantëve që duan të ndjekin shkollën e lartë. Ndërkaq, moskalimi me sukses i këtij provimi i penalizon ata nga gara për në universitet. Përgjigjet e sakta për secilin maturant pritet të publikohen në javën e parë të qershorit, ndërsa risi e këtij viti janë korrigjuesit e provimeve, të cilët do të zhvendosen nga qendrat e provimeve të Maturës Shtetërore në drejtoritë arsimore në rrethe.

Klikoni ketu per te pare pergjigjet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura