“Protestat e opozitës kanë dridhur themelet e këtij regjimi, do e vazhdojmë betejën”- Berisha paralajmëron investitorët strategjik

Nov 26, 2022 | 12:17
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha është shprehur se protestat e opozitës kanë “dridhur në themele regjimin e narkoshtetit të Edi Ramës”.

Gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha theksoi se është i vendosur të vazhdojë këtë betejë.

Ai paralajmëroi edhe investitorët strategjik që të mos prekin pronat e qytetarëve, pasi do u konfiskohen.

“Nga ligjet më të parë që do anulohet është  ai i investitorëve strategjikë. Garantoj investitorët strategjik se pronat e tyre të vjedhura tek pronarët e vërtetë do tu konfiskohen dhe do u kthehen atyre, Paralajmëroj se asnjë investitor strategjik të mos pranojë, kërkojë, në përputhje me këtë ligj, të ndërtojë mbi pronën e tjetrit.

Në këtë periudhë në protesta e opozitës është arritur të dridhet në themele regjimi i narkoshtetit të Edi Ramës, bie dakord me ju për protesta të shpeshta janë jetike për ti dhënë përgjigjen e duhur këtij regjimi. Jemi angazhuar në një proces paralele që janë primaret, ato përbëjnë procesin në të cilin përcakton, vendos vullneti i lirë i votuesve dhe qytetarëve shqiptarë. Duke harmonizuar këto dy procese jemi të vendosur të vazhdojmë këtë betejë”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura