Protesta e opozitës/ Deputeti i PD: Ne i udhëheqim dhe kemi peshën më të madhe, me LSI-në aleancë e diktuar

Jan 9, 2018 | 18:25
SHPËRNDAJE

“Peshën e protestës, lidershipin, drejtimin e protestës e ka pasur PD si partia më e madhe e opozitës dhe me kartë morale të fortë për të thërritur njerëzit në protestë”. Kështu shprehet deputeti i PD, Ervin Salianji në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv, duke komentuar protestën e ardhshme të opozitës në 27 janar.

Salianji zbuloi se në mbledhjen e PD me aleatët ka pasur dakordësi për mbajtjen e kësaj proteste masive në fund të muajit. Sa i takon bashkëpunimit me LSI, deputeti i PD thekson se është një aleancë e diktuar edhe përmes numrave me qëllim rrëzimin e qeverisë “Rama”. Megjithatë, tha ai, LSI ndan të njëjtat qëndrime me PD sa i takon shkeljes së Kushtetutës dhe kanabizimit të vendit.

salianji

“Ka pasur dakordësi edhe nga aleatët, por peshën e protestës, lidershipin, drejtimin e protestës e ka pasur PD si partia më e madhe e opozitës dhe me kartë morale të fortë për të thërritur njerëzit në protestë. Në këtë front opozitar bashkohen edhe parti të tjera të cilat nuk bien dakord me qeverinë. Kjo është situata me aleatët. LSI është një prej partive aleate e rëndësishme për shkak të numrave. LSI është një parti e cila ka një numër të madh përfaqësuesish në parlament, të cilat janë vota. Për kauzën e krimit dhe kanabizimit LSI edhe kur ka qenë në qeverisje ka qenë aktive dhe kundër”, u shpreh Salianji.

Pse u la data 27 janar për protestën? A ka pasur diskutime me aleatët për ta lënë në datën 15 janar?

Data 15 janar është dita e parë e sesionit të ri parlamentar. Protesta u la për në datën 27 për të qenë më e organizuar, më masive. Ka pasur dakordësi edhe nga aleatët, por peshën e protestës, lidershipin, drejtimin e protestës e ka pasur PD si partia më e madhe e opozitës dhe me kartë morale të fortë për të thërritur njerëzit në protestë. Në këtë front opozitar bashkohen edhe parti të tjera të cilat nuk bien dakord me qeverinë. Kjo është situata me aleatët. LSI është një prej partive aleate e rëndësishme për shkak të numrave. LSI është një parti e cila ka një numër të madh përfaqësuesish në parlament, të cilat janë vota. Për kauzën e krimit dhe kanabizimit LSI edhe kur ka qenë në qeverisje ka qenë aktive dhe kundër. Ky front për të mbrojtur themelet e shtetit, për të mos lejuar kanabizimin dhe shkeljen e kushtetutës, e cila është pika kryesore pse ne dalim në protestë, janë arsyet pse dilet në këtë periudhë dhe në këto data në protestë. Flasim për një opozitë prej 63 mandatesh në Kuvendin e Shqipërisë.

Vetëm duke bashkuar votat me LSI mund të rrëzohet qeveria?

Ne po flasim për një bashkëpunim në të ardhmen dhe të sotmen. Bashkëpunimi i sotëm në opozitë është frymë. Çështja sot është janë të lidhur me krimin apo jo, ka mjaft socialistë që s’janë pjesë e përfaqësimit në PS dhe janë të zhgënjyer ose janë larguar jashtë vendit. Sigurisht LSI ka përgjegjësitë e veta kur ishte në qeveri dhe ka kërkuar ndjesë për gabimet, kryetarja e LSI ka kërkuar ndjesë për këto.

Ka një plan konkret për protestat? P.sh vendosja e një çadre apo instalimi i njerëzve në shesh për disa ditë e netë me radhë…

Protestat do të jenë paqësore. Jemi përpara një fakti konkret, të shkeljes së Kushtetutës në emërimin e kryeprokurores. Qytetarët kanë pafundësisht arsye për të dalë në protestë. Nëse ne e lejojmë këtë shkelje, qytetarët do jenë më të varfër, do rritet fatura e energjisë, ujit, sepse qeveria nuk kujdeset për shqetësimet e qytetarëve.

Kryemadhi ka thënë se nëse na përgjigjen me dhunë, do reagojmë me dhunë…

Jemi në kushtet e një lufte politike. Jemi në një situatë ku ne si opoizitë bëjmë thirrje për protestë masive në mënyrë që qytetarët të mos largohen nga ky vend. Ne do bëjmë menaxhimin tonë. Dhe çdo protestë e organizuar nga PD ka qenë paqësore.

Protesta e fundit dëshmoi se mjafton një shkëndijë e vogël dhe çoi në përplasje me policinë…

Ne jemi parti që kemi përgjegjësi për votqat që kemi marrë përpara qytetarëve. 18 dhjetori, data e zgjedhjes së kryeprokurorit ka qenë një shklje e kushtetutës dhe ne e mexnahuan, por tensioni ka qenë i madh sepse shkelej kushtetuta. Për t’u shqetësuar është gjakosja e deputetëve dhe qytetarëve. Nëse do kemi provokime do dimë t’i menaxhojmë, por ne kemi eksperiencë në menaxhimin e protestave paqësore masive. Ne mund t’i thërrismin qytetarët dhe të bënin ç’të donin atë ditë kur po shkelej kushtetuta.

Mund të shkaktoj protesta pengesa për anëtarësim në BE?

Po të ishim të pandërgjegjshëm ashtu si Edi Rama protesta do përfundonte në dhunë por ne u bëmë thirrje të mos agravonte situata. 50 vite nuk u protestua por protesta e opozitës do jetë një shenjë civilizimi për ti kërkuar llogari qeverisë, fundja qytetarët janë taksapagues. Edhe Bashar Al Asadi i bën thirrje opozitës të ulet për negociata kështu bën edhe Edi Rama.

Pse nuk i jeni drejtuar gjykatës kushtetuese për Kryeprokuroren?

Koha që duhet për t’iu drejtuar kërkesës Kushtetuese e tejkalon afatin e qëndrimit në krye të Prokurorisë së Përgjithshme Arta Marku, Markut është puç kushtetues. Së pari ne si opozitë nuk kemi me çfarë të abuzojmë sepse unë si deputet nuk kam asnjë funksion në për të menaxhuar taksat e qytetarëve.

Ne duam të bëhet një reformë drejtësie e plotë, por zgjedhja e Edi Ramës si Kryeprokuror ka dëmtuar rëndë drejtësinë në Shqipëri. Që një shoqëri të funksionoj duhet të respektohet kushtetuta, në rastin e Arta Markut u shkel rëndë.

Arta Marku po heq nga detyra prokuror në rrethe, madje atyre u është refuzuar viza amerikane. Mos ndoshta kjo dëmton marrëdhëniet e opozitës me ambasadën amerikane?

Kjo nuk ndikon madje amerikanët ndajnë të njëjtin mendim me opozitën. Nuk mund të themi se një nga anëtarët e grupit të “Xibrakës” u lirua një nga anëtarët. U lirua edhe Orest Sota sepse prokuroria përdoret nga Edi Rama.

Me ardhjen e Arta Markut a është dobësuar roli i prokurorëve? Si e komentoni heqjen e prokurorëve por edhe disa raste kur nuk kanë pranuar të largohen nga detyra?

Për mendimin tim duhet të zgjidhet ky problem në mënyrë institucionale. Nuk besoj se njerëz të zgjedhur nga Edi Rama mund të luftojnë korrupsionin e qeverisë por vetëm do të mbyllin dosjet e aferave të mazhorancës.

Nëse Arta Marku do ta kishte përkrahjen ndërkombëtare?

Procedurat kufizojnë dëshirën e njeriut për të pasur pushtet pa kufij, legjitimitetin e jep procedura. Ne nuk kërkojmë mbrojtje emrash por struktura e antikorrupsionit të krijohet një orë e më parë. Nuk ka vend në bot që të zgjedh kryeprokuroren ashtu siç u zgjodh në Shqipëri.

Kemi kërkuar në KQZ që të verifikohen tre deputet por edhe për kryetarin e bashkisë së Divjakës dhe Krujës që ishin të përfshirë në shkelje ligjore.

Kemi njerëz që vijnë nga llumi i kësaj shoqërie e kanë marrë poste të rëndësishme në institucione, besoj se kjo është puna që duhet vlerësuar se ne i denoncuam. Mos ndoshta rrezikoni të mblidhni në sheh njerëz që janë të varfër apo për reformën drejtësisë.

Ne nuk po bëjmë luftë emrash por për personat që po e shkatërrojnë Shqipërinë. A dini ndonjë investim të huaj në Shqipëri gjatë qeverisjes së Ramës, qëllimi i protestës është rrëzimi i qeverisë.

Nëse Edi Rama nuk rrëzohet si do ja bëni?

Ne po nisim protestat masive që do të zgjasin deri në rrëzimin e qeveris së Edi Ramës. Nëse ai nuk reagon për tu kthyer ligjshmëria.

Edi Rama e ka ftuar opozitën të ulet për negociata?

Çfarë të bëjmë ne të shkelim ligjin bashkë me qeverinë? Jo ne nuk mund ta bëjmë. Me ikjen e Edi Ramës duhet të krijohet qeveria e anti-mafias për të luftuar krimin, drogën dhe të realizohet reforma e drejtësisë. Sot ka një drejtues ndërsa ministrat e Ramës janë drejtorë komandues është vetëm kryeministri, ata i shërbejnë atij.

Shqiptarja.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura