Protesta e opozitës, ambasada amerikane apel qytetarëve të saj: Kujdes, demonstratat mund të kthehen edhe konfrontuese

Mar 11, 2015 | 22:40
SHPËRNDAJE

Ambasada Amerikane në Tiranë në një deklaratë për media u bën thirrje qytetarëve të saj në vendin tonë të jenë të kujdesshëm nesër gjatë protestës së thirrur nga Partia Demokratike. Pasi siç thuhet në deklaratë, protesta mund të kthehet edhe konfontuese. 

Ambasada u bën apel qytetarëve amerikanë në Tiranë të shmangin nesër zonat e demonstrative, edhe pse thekson se protestat kanë për qëllim të jenë paqësore.

“Ambasada kujton qytetarët amerikanë se edhe pse demonstratat dhe ngjarje të mëdha kanë për qëllim të jenë paqësore mund të kthehen konfrontuese. Shmangni zonat e demonstrimeve, dhe ushtroni kujdes nëse jeni në afërsi të tubimeve të mëdha, protestave, apo demonstratave…Rishikoni planet tuaja personale të sigurisë; monitoroni stacionet lokale të lajmeve për përditësime. Mbani një nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj personale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale”,- thuhet ne njoftim.

Deklarata është bërë në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane ne Tirane, në seksionin e mesazheve te sigurise per qytetaret amerikane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura