Protesta e kontrollorëve të trafikut ajror/ Gjosha: Tregon autoritarizimin e qeverisë. T’i largosh nga puna me një telefonatë është e paimagjinueshme!

Apr 7, 2021 | 16:00
SHPËRNDAJE

Kandidatja për deputete e LSI-së Klajda Gjosha deklaron se bllokimi i Rinasit tregon jo vetëm paaftësinë e qeverisjes, por edhe autoritarizmin e saj.

GJO

“T’i largosh nga puna me një telefonatë është e paimagjinueshme!
Akoma më e paimagjinueshme është që pas 8 vjetësh qeverisje per një problem kaq banal të thuhet akoma pa lidhje “është faji i Saliut” ”, shprehet Gjosha në rrjetet sociale.

Postimi i plotë

Bllokimi i Rinasit tregon jo vetem paaftësinë e kësaj qeverisje, por dhe autoritarizmi e saj. Kontrollorët e Rinasit nuk mund të trajtohen si specialistët e Ministrive pasi të veçantë për profilin e punës që kryejnë.

U duhen 4 vjet të marrin një license ndërkombëtare dhe vit për vit bëjnë testime teknike dhe psikologjike. T’i largosh nga puna me një telefonatë është e paimagjinueshme!
Akoma më e paimagjinueshme është që pas 8 vjetësh qeverisje per një problem kaq banal të thuhet akoma pa lidhje “është faji i Saliut”.

Në 25 Prill duhet ta largojmë sa më parë të paaftët dhe ata që mendojnë se pushteti është një mjet për të goditur qytetarët!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura