PROTESTA E DHUNSHME NË PD/ Ish-deputeti publikon videon: Berisha kërkoi të negocionte non-gratën me SHBA-në! Nuk do e shndërrojë partinë në “kokë-dashi”

Jan 14, 2022 | 18:55
SHPËRNDAJE

Sekretari për Organizimin Dixhital në Partinë Demokratike, Endri Hasa thotë se dhuna e ushtruar në protestën e 8 janarit, është një formë negociate që ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të bëjë me SHBA-të për të hequr non-gratën.

Protesta-8-janarit-Sali-Berisha-perplasja-godina-PD-maska-largimi (22)

Hasa ka postuar një videon në rrjetet sociale ku gjatë një interviste, Berisha shprehej se “Ka vetëm një rrugë, të më kërkojnë publikisht ndjesë (SHBA-të)”.

Sipas Hasës, demokratët u ndanë përgjithmonë nga e shkuara.

Postimi i Endri Hasës:

As dhuna dhe as gënjeshtrat e Sali Berishës nuk do shndërrojnë Partinë Demokratike në “kokë dashi” për betejën e tij personale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Demokratët e refuzuan përpjekjen e Berishës për të shkatërruar Partinë Demokratike dhe për t’u kthyer në mish për top për hallin e tij, ata u ndanë përgjithmonë nga e shkuara dhe po ecin drejt të ardhmes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura