Propozimi i Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President…

Nov 13, 2018 | 23:07
SHPËRNDAJE

Ish-Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa i përket propozimit për të dytën herë nga Kryeministri Rama të Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm. Nishani tha në emisionin “Përballë “të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, se ai gjen dy argumenta që e pengojnë z.Lleshaj të marrë këtë pozicion.

nishani

“Zotëria është ende ushtarak. Vendosja e tij në postin e zv. Ministrit të Brendshëm, e ka ekspozuar këtë njeri si një person që nuk ka respekt për ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Ai prej vitesh ka shkelur ligjin, që nga 2013-ta kur ka hyrë në zyrën e këshilltarit të kryeministrit. Edhe pse vendimi i Gjykatës është marrë në dhjetor 2017, z.Lleshaj e ka pranuar shpërblimin financiar si të kishte qenë një ushtarak aktiv. Është përgjegjësi ligjore administrative. Pastaj duhet vërtetuar, nëse vërtet i ka marrë dy paga publike të shtetit shqiptar, që nga dita që ka dalë në lirimin, ka shpërdoruar detyrën me dëm financiar, ç’ka e ngarkon me përgjegjësi penale”, tha ish kreu i shtetit.

“Nëse do të dekretohet për të dalë në lirim dhe nëse ezaurohet ky moment, po të isha president do të kërkoja një interpretim në gjykatën kushtetuese për këto 2 çështje. Do të prisja vendimin dhe po të mos I konsideronte si elemente pengues gjykata kushtetuese, atëherë do ta dekretoja”, u shpreh Nishani në RTSH.

Por edhe varianti i propozuar nga ish-Presidenti Nishani është i vështirë të marrë formë në realitet, pasi prej muajsh Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit. Tejzgjatja e ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë e bën të vështirë të parashikohet se kur kjo Gjykatë do të rikthehet në funksion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura