Prokuroria: Vrasjen në ‘99 në Belgjikë e urdhëroi Arbeni, e realizoi Marku. U paguan 10 mijë USD

Mar 31, 2015 | 10:30
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Brukselit ka zbardhur të plotë ngjarjen e vrasjes së një personi në vitin 1999, për të cilën akuzohet si autor deputeti Mark Frroku.

MARK FRROKU NE GJYKATEN E LARTE DHE RELACIONI I
PROKURORISE PER KUVENDIN

“Panorama” zbardh relacionin që Prokuroria e Shqipërisë i ka dorëzuar Këshillit të Mandateve dhe imunitetit në Parlament, ne te cilen sqarohet se për vrasjen e Aleksandër Kurtit është paguar një shumë prej 10 mijë euro.

Shkak ka qenë fakti se Kurti kishte njohje me një nga prostitutat që, sipas Prokurorisë, vëllezërit Frroku kishin në Belgjikë. Ndaj dhe për të eliminuar rrezikun për organizatën u urdhërua vrasja e tij.

Prokuroria Belge sqaron se ka qenë Arbeni që ka urdhëruar vrasjen e realizuar nga katër persona mes tyre dhe Mark Frroku. Ky i fundit, nga Prokuroria njihet me 5 emra të ndryshëm. 

Nickolas Kurti, ka deklaruar se Arben Frroku ishte porositës i vrasjes së shtetasit Aleksandër Kurti, e kryer nga vëllai i tij “Mark” alias Besnik MORINA. Lek Bib Djafa (Xhafa) i ka deklaruar shumë shqiptarëve se ka marrë shumën 10.000 dollarë amerikanë për ekzekutimin e shtetasit Aleksandër Kurti.

Nga shpjegimet e shtetasit Nickolas Kurti, rezulton se ditën e ngjarjes, ka pasur një debat midis viktimës dhe tre djemve të baballarëve, në “Gare du Midi” në Bruksel.

Një person i katërt ka ndërhyrë, toni është rritur dhe personi ka nxjerrë thikën.

Motivi i vrasjes së tij: raporti midis viktimës dhe shtetases L. po bëhej më shumë se profesional dhe mund të vinte në rrezik organizatën e shfrytëzimit të qenieve njerëzore shqiptare nga Italia, Brukseli deri në Londër.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura