Prokuroria: Burg përjetë Artur Kuliçit, vrau balerinën. Autori, ende në kërkim

Dec 18, 2014 | 13:51
SHPËRNDAJE

Sonila Tafa

Prokuroria e Tiranë kërkon burgim të përjetshëm për shtetasin Artur Kuliçi, i akuzuar për vrasjen e balerinës Sonila Tafa, ngjarje që ndodhi më 05.04.2013, në një lokal nate, në periferi të Tiranës.

Sipas njoftimit të prokurorisë së Tiranës, gjatë gjykimit ka rezultuar se i pandehuri, i cili është hetuar me masë sigurie “arrest në burg” në mungesë”, pas një konflikti në ambjentet e lokalit fizik me disa shtetas të tjerë, në shenjë hakmarrje, ka pritur sapo personat kundërshtarë kanë dalë nga lokali dhe u ka qëlluar me armë zjarri në oborrin e ambjentit.

“Nga të shtënat ka mbetur e vdekur shtetasja Sonila Tafa, si edhe është plagosur shtetasja R.K, të cilat nuk ishin objektiv i sulmit me armë nga i pandehuri”- sqaron prokuroria.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar është larguar me një automjet, i cili më pas është gjetur në shtëpinë e një mikut të tij. Nga ky moment, autori Artur Kuliçi është larguar dhe nuk është bërë i mundur ndalimi i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura