Projekti Thumanë-Kashar u prek shtëpitë, paralajmërojnë banorët: Do gjejmë zgjidhje me vetëgjyqësi, Dallëndyshe Bici nuk ka bërë asnjë reagim

Mar 30, 2023 | 10:15
SHPËRNDAJE

Banorët e fshatit Bërxullë kanë dalë sërish në protestë për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar, ku kërkojnë certifikim dhe shpronësim me vlerën e tregut lidhur me banesat e tyre.

Një prej banorëve tha se çështja e pa zgjidhur prej 6 muajsh nga institucionet përkatëse, do të zgjidhet me vetëgjyqësi nga ta, pasi banesat e tyre nuk po vlerësohen me çmimin e tregut dhe nuk po i jepet certifikimi nga Kadastra, me në krye Dallëndyshe Bici.

Banori tha se çështja po zvarritet dhe afati i fundit i është dhënë deri të martën Dallëndyshe Bicit për t’i dhënë një zgjidhje të gjithë banorëve që kërkojnë të drejtën e tyre në lidhje me pronën dhe banesat.

“I dhamë afat deri të martën, nuk ka asnjë reagim nga Dallëndyshe Bici. Liritë dhe të drejtat tona po na i konsumojnë ata, ne do fillojmë me vetëgjyqësi. Drejtuesit e Hipotekës do të vihen në lëvizje përballë forcës tonë, ta mendojnë mirë këtë punë. Nëse dje ishte tubim paqësor tani ne kërkojmë urgjentisht të vihen në lëvizje, nuk ka të shtunë të djelë pushim për ta. Në 6 muaj kanë fjetur gjumë, të na japin përgjigje. Thirrjet tona po injorohen, i kemi thënë mijëra herë, nëse janë të paaftë për të kuptuar çështjen të vijnë këtu dhe ia shpjegojmë, do ia bëjmë të gjitha procedurat. Duhet që certifikata të jepet brenda 10 ditësh, kanë ndryshuar praktikën e punës. Kërkojmë certifikimin e shtëpive dhe shpronësimin me blerën e tregut.

Matja në teren është 100 herë më mirë se ai dixhital, kemi komunikuar disa herë dhe me fshatrat e tjerë që preken nga projekti por ata heshtin, kanë pranuar këtë abuzim, flenë gjumë. Çdo njeri i del për zot pronës së vetë, por kam një thirrje për ta: boll i shkeli regjimi i parë, pse nuk ngrihen. Mos të bëjnë marrëveshje me firmën, të drejtat e tyre janë shkelur. Si e duan më qartë atë, vetëm ata pa shkollë nuk e kuptojnë. Nuk japin asnjë përgjigje në lidhje me çmimin e shpronësisë për banesat, nuk kemi asgjë të dokumentuar në lidhje me çdo zonë. Imagjino për të marrë një pension të një paafti duhet të marrësh letër tek noteri, çdo veprim duhet të marrësh avokat, pse duhet të paguajmë ne?

Nuk pyesin fare nëse ka vila ose jo, projekti është bërë në studiot e Italisë, nuk kanë parë fare nëse ka shtëpia a jo”, tha një banor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ish kryeministri Sali Berisha është takuar këtë të enjte me grupin parlamentar,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura