“Inflacioni do të luhatet në muajt e ardhshëm”- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë: Tre faktorët që ndikojnë në trendin e rënies

May 8, 2024 | 16:28
SHPËRNDAJE

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është shprehur se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën e interesit.

Ai gjithashtu, në raportimin e tij për tre mujorin e parë, deklaroi se inflacioni do të luhatet, ndërsa shtoi se nga këndvështrimi macro ekonomik, trendi rënës i inflacionit në vend varet nga inflacioni i partnerëve, forcimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare.

Analiza e të dhënave tregon se ekonomia shqiptare ka lëvizur në drejtimin e pritur. Aktiviteti ekonomik, punësimi dhe paga kanë filluar të rritet, inflacioni po bien, tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje progresive. Normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i  qëndrimit të politikës monetare ka kontribuar pozitivish në këtë ecuri.

Këto trende pozitive zhvillimi do të vijojnë dhe në të ardhmen. Inflacioni do të luhatet gjatë dy-tre mujorëve të ardhshëm.

Këshilli Mbikëqyrës tregon se qëndrim aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për garantimin e stabilitetit të çmimeve në nivel afatmesme

Inflacioni i çmimeve të konsumit pësoi rënie të ndjeshme në 3 muajit e fundit. Inflacioni mesatar i tremujorit të parë zbriti në 2.7% nga 3.9 në tre mujorin paraardhës.

Nga këndvështrimi macro ekonomik, trendi rënës i inflacionit në vend varet nga inflacioni i partnerëve, forcimi i kursit të këmbimit dhe normalizimi i qëndrimit të politikës monetare.

Politika monetare ka patur ndikim në ruajtjen e ekuilibrave.

Tregjet financiare kanë qenë të qeta.

Ritmi i rritjes së kredisë bankare ka ardhur në përshpejtim gjatë tre  ujorit të parë duke regjistruar nivel mesatar në prej 11.6%. Zgjerimi i saj ka mbuluar nevojat si për investime dhe kapital qarkullues.

Struktura e portofolit të kredisë vijon të shfaqë zhvendosje progresive drejt lekut e nxitur nga normat e ulëta interesi në lekë. Ky trend pozitiv pitet të vijojë dhe ne të ardhmen.

Aktiviteti ekonomik do të vijojë të rritet. Inflacioni parashikohet të luhatet dhe të kthehet në objektiv brenda një vitit.

Këshilli Mbikëqyrës i BSH vendosur të mbajë të pandryshuar normën e interesit 3.25%”, tha Sejko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura