Programi i 100 vjetorit, Rama: Vulgar e komunist

Nov 3, 2012 | 10:46
SHPËRNDAJE
Rama në Forumin e Gruas Socialiste

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar sot në Twitter, pas shpalljes një ditë më parë të programit zyrtar të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë. Në një seri mesazh të shpërndara në rrjetin social, Rama e cilëson programin vulgar me fryme komuniste dhe pa pikë shijë evropiane.

“Buste e shtatore te socrealizmit ngulur kuturu ne trupin e Tiranes duke shkelur historine, fyer estetiken dhe keqtrajtuar opinionin publik. Buste e shtatore te socrealizmit ngulur kuturu ne trupin e Tiranes duke shkelur historine, fyer estetiken dhe keqtrajtuar opinionin publik”- shkruan Rama.

Më tej ai ndalet tek ajo që e quan një dakrë të pakuptimtë në Vlorë më 27, ku sipas tij ka një shkelje të Protokollit të Shtetit, si dhe ngutjen që Rama e cilëson të pajustifikueshme për të ardhur drejt Tiranës.

“Shkurt, nje dite e madh historike ne nje kohe te zymte per shtetin, politiken, historine, kulturen, te mberthyera prej mediokritetit absolut”- përfundon kreu i socialistëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura