Producentët francezë dënuan për vjedhje reperin kosovar, 2Ton pagoi 5 mijë euro

Apr 23, 2016 | 10:04
SHPËRNDAJE

Është shumë i famshëm në Kosovë, njihet si një nga reperët më të mirë të momentit, ndonëse jo shumë mediatik. Arton Avdyli, apo i njohur si 2Ton, në një bisedë për “Prive” tregon se në karrierën e tij mundohet të bëjë këngë të stileve të ndryshme e madje dhe prej atyre rep, por ka të lehta e të rënda. ”Te kënga ‘Ta fali jetën’, kam bërë një rap më ndryshe, që s’e kam bërë më gjatë kohës që jam në treg, se shumicën e këngëve i bëjmë më të lehta, për publikun që t’i kuptojë”, shprehet reperi, i cili tregon edhe për blerjen e klikimeve që ndodh shpesh te këngëtarët.

”Kjo blerja e klikimeve është pak si demode, nëse blen klikimet, i bën qejfin vetes se në koncert e këndon këngën. Unë kam këngë që këndohen në koncerte, i dinë të gjithë e në YouTube ka 500 mijë klikime e nuk i ka milionat”, thotë 2Ton, i cili në fillim të karrierës ka pasur një problem me të drejtat e autorit, pas përdorimit të një refreni në një këngë të tij. Kjo këngë tashmë nuk ekziston në YouTube pasi producentët francezë ia kanë larguar dhe e kanë detyruar të paguajë 5 mijë euro dëmshpërblim.

11233502_974420785924005_4718545778981663963_n

”E kanë larguar dhe kanë kërkuar dëmshpërblim, unë është dashur të kërkoj lejen prej tyre, por atëherë nuk e kam ditur dëmin e asaj kënge, e kam larguar këngën prej YouTube dhe kemi paguar një dënim prej 5 mijë eurosh dhe kaq”. Planet e reperit për këtë vit janë realizimi i një albumi muzikor dhe dueti me Nora Istrefin, për të cilin 2Ton përgjigjet: ”S’e di, po kemi biseduar me atë e të shohim çfarë do të ndodhë, se nuk varet vetëm prej meje. Kam për të bërë edhe tri këngë e më pas do të dalë edhe albumi, përfshirë edhe disa këngë të vjetra”.

E sa i përket jetës private? ”Akoma single, kur të më shihni me unazën në dorë, do t’ju ftoj në dasmë se pa pas grua nuk mund të bësh dasmë (qesh). Normal, secili njeri ka pasur lidhje, por që më pas nuk përfundojnë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura