Probleme te Dinamo, kapiteni Peqini bën thirrje për përforcime

Jan 20, 2018 | 15:26
SHPËRNDAJE

Dinamo vijon përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, ku kryeqytetasit duket se janë dobësuar me largimin e Mirel Çotës.

Drejtuesit e Dinamos, edhe pse kanë theksuar se nuk do t’i japin lejen e kalimit lojtarit, është ky i fundit që pretendon të kundërtën.

peqini-ndaj-shkumbinit-fredi

Është kapiteni Roland Peqini, që flet për situatën në ekip. “Po vijojmë përgatitjet, të cilat, për hir të së vërtetës, na kanë ecur mjaft mirë. Ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar kanë ndikuar për mirë në formën dhe mbarëvajtjen e skuadrës.

“Natyrisht që, ne kemi pretendimet tona, por synimi ynë më shumë sesa arritja te pesë vendet e para, është ndeshja e radhës. Do t’i marrim ndeshjet një e nga një. Sa për largime apo afrime, unë nuk dua dhe nuk më takon të flas, ato i dinë drejtuesit, por unë si futbollist i Dinamos, kam dëshirë që të bëjmë disa përforcime”.

Skerdilaid Sulozeqi

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura